19 C
Berne
lundi 22/07/2024

Nje iftar i perbashkët në xhaminë e shqiptarëve në Bernë, ulur bashkarisht në një sofër muslimanë, hebrenjë dhe katolikë

Nga iftari i mbrëmshëm tradicional organizuar nga xhamia shqipare ne Europaplatz të Bernës, ku muaren pjse ambasadore dhe eprfaesues te vendeve te ndryshme te botës (Photo: Le Canton27.ch) 

Bernë, 24 prill (Nefail Maliqi)  –Toleranca në vepër / Kjo është Zvicra: Zvicra nuk njeh për pasuri vetem bankat, cokolladat apo djathin, por edhe diversitetin, demokracine dhe tolerancen qe per cdo dite po deshmohet me nje bashkëjetese dhe harmoni mes popujeve te kulturave dhe besimeve te larmishme. Nën organizmin e xhamise ne Bernit qe drejtohet nga imam Mustafa Memeti mbrëmë në qendren inerkulturore u shtrua iftari tradiconal ne shenje rrepekti dhe bashkepunimi per autoritetet zvicerane si dhe me ambasadore te disa vendeve boterore mike te shqiptarëve, njfton gazeat zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ilir Gjoni: Diaspora shqiptare, mergimtaret tanë shembull integrimi ne Zvicër, mbeten ambasadorë te kombit tone dhe tolerancës nderfetare!

Fillimisht imami i xhamise ne Benrë Mustafa Memeti, njëherit kryetar i Forumi kordinativ i organizateve shqiptare ne Zvicer i pershëdeti dhe i uroi mireseardhje ambasadoret e vendeve boterore në Zvicër ne kete darke tradicionale.

Në iftarin e mbrëmshem, ne prag te festes se Bajramit të Madh në xhaminë e Bernës Europaplatz, pos autortiteve zvicerane moren pjesë edhe shume ambasadore dhe perfaqesues te vendeve botere ne Zvicer si ai nga Shqiperia-Ilir Gjoni, Sami Ukelli nga Kosova, Kenan Ramadani nga Maqedonia e Veriut, Kenan Ramadani, Ifat Reshef ambasadore nga Izraeli, përfaqësues nga ambasadat e Malajzisë dhe Nigerisë dhe me këshilltaren komunale të qytetit të Bernës për Arsim, Çështje Sociale dhe Kultur znj. Franzisksa Teuscher dhe komisionerin kantonal për fenë z. David Leutwyler dhe presidenten tonë të nderuar znj. Regula Mader. Po ashtu në ket iftar morën pjesë edhe anëtarët e xhamisë, gazetarë si dhe mysafirë të shumtë dhe përfaqësues të bashkësive të tjera fetare, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ne mesazhin  e urimit të imamit shqiptare të Xhamise ne Bernë z. Mustafa Memeti  “Ky muaj këtë vitë u sikronizua me zhvillime dramatike në arenën ndërkombtare, por muaji fisnik i ramazanit në të cilin kultivohet vlera njerzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellt dhe dashuria midis njerzëve pa dallim etnie, ngjyre, gjuhe, pikëpamje ideologjike dhe religjioni, është gjeneratorë konstruktiv i harmonisë ndërnjerzore…” 
Sipas tij “shpresojmë që ky muaj i shenjtë ashtu siq nisi dhe do te mbaroje me sollidaritet duke pasqyruar në menyrën konstruktive dhe të denjë bindjen fetare tonën për t’i përkushtuar lartësimin shpirtrorë në dobinë e vendit dhe shoqërisë sonë diverze si një akt hynjorë dhe si të till duhet mbrojtur dhe kultivuar. Sepse agjërimi në vetëvetiun gërthen filozofinë e cila bazohet në dinjitetin, lirinë dhe solidaritetin midis njerzëve në përgjithësi.”
Po ashtu ai ne fund ka uruar uruar që muaji i Ramazanit të gjejë vendin ku jetojmë, shoqërinë dhe familjet tona, në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri duke rrespektuar dhe ndihmuar njeri tjetrin pamvresisht nga raca apo bindjet fetare dhe politike, ashtu siq na msu Kurani dhe sot Zvicra, vend ky qe njihet si shembull ne bote për nga demokracia dhe toleranca.
Xhamia shqiptare ne Bern ishte e mbushur plote e perplote me nejrez te komuniteve dhe feve te ndryshme, qe kishin ardhur per te nderuar ambasadoret tane dhe ata boteror si dhe mysafiret tjere. Pjesemarresve me disa fjale ju eshte drejtuar e para amabsadroja e Izraeluit znj. Ifat Reshef e cila duke uruar agjeruesit për muajin e ramazanit ajo vlerësoi lart kete harmoni dhe bashkejetese ne Zvicer qe e verenë nder shqiptaret ndhe komunitete tjera në xhami, te cilet bejne iftar bashkarisht njerez te kombeve dhe feve te ndryshme.
Pas faljes dhe lutjeve ku prezentuan edhe ambasadroja e Izrelit, autoritetet zvicerane dhe ata të vendeve boterore pasoi iftari, darka solemne per mysafiret.
Po ashtu te pranishmit ne iftarin e mbrëmshem në xhamine e Bernes i pershëndeten dhe uruan ambasadori i Shqipërise dhe ai i Kosovës Ilri Gjoni dhe Sami Ukelli. Sikur z.Gjoni ashtu edhe Ukelli duke pergezuar imam Mustafen per organizimin e mbremjes se iftarit, thane se « ky bashkim sonte ne xhamin e Bernit në sofren e perbashkët koek me kokë mes njerëzve te të gjitha komuniteteve dhe relegjioneve per tri ore rresht e pame nje Zvicër në miniature, duke deshmuar bashkejetesen ne harmi mes popujve te ndryshem, njekohesisht edhe Shgiperine e vogel ne kete iftar që janë tubuar mergimtare të besimeve te ndryshme nga viset tona shqiptare, si shembull tolerance dhe integrimi… »
« Diaspora shqiptare, mergimtaret tanë shembull integrimi ne Zvicër, mbeten ambasadorë te kombit tone dhe tolerancës nderfetare! » tha mbremë ne Berenë ambasadori shqiptar Ilri Gjoni.

 

 

Derniers articles