Gjenevë, 26 gusht -Me rastin e Dites Nderkombetare te te zhdukUuve me force, sot me 30 gusht në Gjenevë para pallatit te OKB-së do mahet nje proteste-marshim me moton “Marshi për Drejtësi” organizuar na shoqeri civile dhe ONG (OJQ) dmth organizata jo qeveritare, meqe rast eshte bere homazhe per viktimat e luftes duke kerkuar drjetesi nga Komuniteti nderkombëtar, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Përveq komuniteti shqiptare, dmth diaspores sone ne Zvicer, do te marin pjese edhe nga komunitete tjera, përveq aytre nga Kosova edhe ata nga Bosnja, Ukraina, Palestina, Kili, Argjentina dhe vende të tjera nga bota, ne kërkim te te zhdukurve te tyre..
Pas 27 vitesh lufte, Kosova ende kerkon 1,579 persona te zhdukur
« Më 30 gusht, shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, një ditë e caktuar për të kujtuar çdo familje, kudo, ende në pritje të lajmeve për një të dashur të humbur. 1,579 rastet e mbetura të Kosovës janë pjesë e një tabloje shumë më të madhe globale.. », ka thenË sot për gezeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch z.Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit – EURASIA.
Ne kete proteste-Marshim do te prezentonë edhe nje delegacion nga Prishtina, perfaqesues nga Qeveria e Kosoves i prire nga Andin Hoti, Ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Andini eshte i biri i veprimtrit te njohur Ukshin Hoti i zhdukur ne vitin 1999.
– Dilara Bayrak, Kryetare e Parlamentit të Republikës se Gjenevës
– Andin Hoti, ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës
– Christina Kitsos, Kryetare e Qytetit të Gjenevës;
– Atdhe Hetemi, Drejtor i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë;
– Rémy Pagani, ish-Kryetar i Qytetit të Gjenevës
Ministri kosovar z.Hoti neser, diten e hene do të pritet ne Gjenevë nga Komiteti i OKB-së për zhdukjet me forcë. Gjatë këtij takimi do të dorëzohet dokumenti “Letër nga Kosova”, përmes të cilit z.Hoti edhe si përfaqësues Qeverise Kurti dhe familjeve të viktimave të zhdukurve nga Kosova do te ekrjne nga OKB dhe Kominteti ndrkmboetar te bejne presion nergjimine Beogadit per te driquar te gjitha rastet e te zhdukrve dhe te japin pergjegjesi për varrezat masive në Kosove.
Ne kete Marshim per te zhdfukurit do te flasin edhe Iryna Parfeniuk na Ukraina, Rania Madi Palestina etj…
Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch, në territorin e Serbisë nga vitit 1999 janë zbuluar 5 lokacione varreza masive (Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac, Rudnicë, Kizhevak etj…) me rreth 1,000 trupa të shqiptarë. Kurs enë territorin e Kosovës janë zbuluar qindra varreza masive dhe individuale dhe se fundi në Kalludër, ne Veri te Kosovës.
Me rastin e ites Nderkombetare te zhdukurve kryeministri i Republikes së Kosoves Albin Kurti nder tjera ka deklaruar se « 1,579 persona nga Kosova ende mungojnë dhe se fati i tyre duhet të zbardhet sa më shpejt. » Kurti e akuzoi Serbinë se vrau njerëz, i zhvarrosi dhe më pas ua rrëmbeu kufomat. Ai tha se « se mohimi i drejtësisë për viktimat e luftës paraprihet nga mohimi i krimeve të kryera nga Serbia nga Beogradi zyrtar. », citon LeCanton27.ch
Kurti ne fund ka kërkuar më shumë trysni ndërkombëtare ndaj Beogradit, duke argumentuar se në arkivat dhe te zyrtarët serbë ndodhen informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të përgjegjësisë për krimet në Kosovë.
Sipas zyratreve te ICRC ne Gjenevë, « që nga fundi i konfliktit të Kosovës në vitin 1999, KNKK-ja ka regjistruar 6,066 persona të zhdukur. Këto shifra pasqyrojnë si se sa larg ka arritur procesi ashtu edhe sa shumë mbetet. Megjithatë, ka ende 1,579 raste të hapura që nga korriku i këtij viti. »
« Pra, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve na kërkon: të kujtojmë, së bashku, se familjet kudo që ende presin të dashurit e tyre nuk duhet të harrohen kurrë.,, » ka deklaruar ne fund z.Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit.
