11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Me ushtaret amerikanë dhe shqiptarë në balle, NATO nis manovrat në Shqiperi

Tiranë, 29 prill – NATO, sot ka nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Shqipëri që përfshijnë mijëra trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera si pjesë e stërvitjes së parë të tillë në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, tha një zyrtar ushtarak amerikan, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar mediave amerikane

Albanian Army receives 29 new Humvees from the USA - A2 CNN | English  EditionTrupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill. Ato do të mbajnë stërvitje në gjashtë baza tokësore, detare dhe ajrore në Shqipëri deri më 10 qershor.

Siç deklaroi koloneli Joseph Skroka, « Shqipëria ka qenë një partner i vlefshëm i sigurisë i NATO-s që nga viti 2009 – si në rajon dhe në nivel global », raportoi AP.

NATO-ja nisi të enjten stërvitje ushtarake në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mijëra forcave nga Shtetet e Bashkuara.

Stërvitjet në këtë shkallë janë të parat në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, tha koloneli amerikan, Joseph Scrocca.

Ai tha se Shqipëria është “një aleate e vendosur e NATO-s që nga viti 2009. Ky mision historik demonstron aftësinë tonë për të qenë një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Detit të Zi »

Ushtrimi DIFENDER-Europe është një ushtrim vjetor shumëkombësh i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është i një natyre mbrojtëse dhe i përqendruar në parandalimin e agresionit.
Rreth 28,000 trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate dhe partnere nga 26 vende do të kryejnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se dhjetë vende, nga Balltiku dhe Afrika në rajonin e Detit të Zi dhe Ballkanin.Second Albanian Soldier on NATO Mission Dies in Latvia - Exit - Explaining Albania

 

 

Derniers articles