Bernë, 8 korrik (Nefail Maliqi) -Kryetari i Parlamentit të Zvicrës, apo siq njihet ketu si presidnet i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, nga sot do të zhvilloj nje vizitë zyrtare në Kosovë (8 deri më 11 korrik) njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga Berna zyrtare.
Nussbaumer i cili do të pritet nga homologu i tij kosovar Glauk Konjufca ai do të takohet gjithashtu me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, me të cilët do të diskutojë për përkushtimin e Zvicrës për Kosovën dhe aktualitetin e sfidat në rajon.
Përveq takimeve me perfqesuesit e inistiucioneve të Republikes se Kosovës, z.Nussbaumer, do të vizitojë SWISSCOY-n në Mitrovicë për t’u informuar për punën dhe sigurinë, gjithashtu, situatën në veri të vendit.
Sipas Le Canton27.ch vizita është pjesë e vazhdimit të Zvicrës në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet e saj dypalëshe me Kosovën dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Zvicra luan një rol aktiv në Kosovë duke promovuar përfshirjen e pakicave dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik. Nussbaumer do të zhvillojë bisedime me pakicën përfaqësuese dhe vizitojnë një qendër trajnimi profesional të mbështetur nga Zvicra. Eric Nussbaumer do të shoqërohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Marc Jost dhe Cédric Wermuth.