17.4 C
Berne
lundi 15/07/2024

INTERVIEW / Ministri Peci për gazetën zvicerane: Rekord i rendimentit të grurit. Historike, për herë të parë nga paslufta, Kosova siguron bukën e motit

Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch ne bisedë me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci

Prishtinë, 8 korrik  (Nefail Maliqi) -Ministri i Bujqësië, Faton Peci ne nje interviste ekskluzive dhene gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka folur sukseset e Minsitrise se bjqesisie keto tri vitet e fundit te Qeverise Kurti. Peci me mburrje ka folur për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024. Ministri i Bujqësië, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024.

Ministri Peci: Rekord i rendimentit të grurit. Historike, për herë të parë nga paslufta, Kosova siguron bukën për gjithë vitin

Pyetjes rreth sitautes aktuale, ne veqanti te asaj te bujqesise ne Kosovë, fillimisht ministri Fatoni Peci esjte pergjigjur se « Për dalllim nga vitet e kaluara progesi eshte evident, t’ju kujtojme se ministria jone e Bujqesisë ka qene në një gjendje kaotikke, ku zyrtaret tane ne fillim te mandatit te tyre jane perballur me sistemin e drejtesisë duke filluar me arrestime për shkak shkeljeve ligjore, abuzimeve, marrjeve te ryshfetit,  korrucpinoit ne kete ministrit per vite të tëra…Sot kemi nje situate krejtesisht ndryshe ne aspektin pozitiv per shkak se ne kemi arritur qe ne radhe te pare te instalojmi procesin e meritokracise dhe procesin transparent për menyre e zgjedhesve te aplikuesve te perfituesve edhe ne kategorive e subvencioneve dhe granteve dhe politikave te qarta te bujqesise ne sektorin e pylltarisë dhe bashkepunimi i ngusht me fermeret. Pastaj kemi shtuar per here te pare kemi hartuar një startegji për Bujqesinë, kemi rritur numrin e perkrahjes financiare etj..

« Do shtuar se te gjtha keto suksese i kemi arritur kur Kosova dhe bota ballafqohej me krizat me te medha historike si ajo e Covidit-19, kriza energjetike globale dhe invasioni rus ne Ukraine qe padyshim si ne vendet boterore u reflektua edhe tek ne, por ne megjithate si ministri ia kemi dalur te jemi afer fermereve dhe në sherbim te qytetareve sidmos bujkut.  Kosova për herë të parë siguron bukën e motit, a nuk eshte ky njeri nga sukseset, madje do thoja  historike për cka munmd te krenomei qe ju kemi bere balle gjitha ketyre sfidave. Sivjet per shembll kemi thyer rrekordin me  rendimentin e grurit, së paku do t’i kemi 300 mijë tonë të prodhuar.. » ka thenë ministri i Bujqësisë z. Faton Peci ne intervsirten dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Sipas ministrit Peci « një qytetar në Kosovë konsumon mesatarisht 250-300 gram miell në ditë, që përkon me 140-150 kg grurë në vit. Sipas te dhënave të sakta, për çdo hektar të mbjellë janë të disponueshme dhe sipërfaqet nën 1 hektar nuk përfshihen në subvencionet e ministrisë. Ftoj qytetarët të gëzohen për këto suksese dhe të lënë mënjanë xhelozinë dhe smirën, duke nënvizuar rëndësinë e punës dhe prodhimit vendor.. »

« Sipas analizave për konsum, një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell. Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë. 150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë. 67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori… » ka shtuar Peci.

« Këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar! Ne kemi të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si Ministri nuk i subvencionojmë. Suksese të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë. Do punue koka, me prodhue toka! Kur ska hajni, Zoti dërgon begati!.. » ka thenë ne fund ministri i Bujeqësisë Faton Peci për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ministri i Bujqësisë tutje tha se kjo është edhe një tregues i qartë se me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektiv që nuk arrihet.

Edhe profesori universitar, Imer Rusinovci, konsideron se prodhimtaria e grurit këtë vit qoftë për nga sasia, qoftë për nga cilësia, është më e mirë se vitin e kaluar.

“Prodhimtaria e grurit këtë vit është më e mirë, qoftë për sasi të prodhimit, qoftë për cilësi. Tani korrjet kanë filluar edhe në rrafshin e Kosovës. Unë isha prezent në disa sondazhe në Komunën e Lipjanit dhe prodhimtaria ishte diku 6 deri në 7 tonë, që do të thotë dukshëm më e lartë në raport me vitet e kaluara”, ka thene z.Peci

Vitin e kaluar kanë qenë 100 mijë hektarë me drithëra ku 66 mijë hektarë ishin me grurë

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se vendi ka mbi 512 mijë hektarë tokë të përshtatshme për bujqësi, por për qëllime të ndryshme shfrytëzohen mbi 420 mijë hektarë.

Sipas ASK-së, rreth 189 mijë hektarë shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, mbi 217 mijë hektarë hyjnë në kategorinë e livadheve dhe kullotave, ndërsa sipërfaqet e tjera janë plantacione për pemë, perime dhe kopshte.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon më shumë sesa eksporton, përfshirë këtu edhe prodhime bujqësore. Vendi nuk i plotëson as nevojat e popullatës për grurë dhe importon nga fqinjët ose vendet e Bashkimit Evropian. Prodhimi vendor i grurit, ndër vite, është rreth 300 mijë tonë, kurse nevojiten mbi 410 mijë tonë

« Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati!..Zoti e bekoftë bukën e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës” », ka thenë në fund z.Peci

Derniers articles