2.8 C
Berne
lundi 9/12/2024

Kryeministri Kurti ne Bernë: Hasëm ne përkrahje nga Zvicra për integrime evropiane për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe Këshillin e Evropian

« Ne Berne  jo vetme se u konfirmuar bashkepnimi yne i shkëlqyeshëm, por hasëm edhe ne përkrahje nga Zvicra për integrime evropiane për t’u anëtarësuar në Interpol dhe Këshillin e Evropian.. »ka thenë  z.Kurti ne intervsiten ekskluizve dhene gazetës zvicerane  Le Canton27.ch

Bernë, 23 shtator -Sot ne oret e pasdites ne Pallatin Federal ne Bern presidenti i konfderates zvicerane z.Alain Berset ka lritur kryeministrin e Republikes se Kosovës Albin Kurti

Ne kete takim Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqerohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Kosoves ne Bern z.Sami Ukelli, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Intensifikimi i marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovësa dhe Zvicres, afërsia mes popujve, bashkëpunimi bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit ishte temat qendrore të këtij takimi.

Alain Berset dhe Albin Kurti sot ne Berne diskutuan per me shume se nje ore per çështjet aktuale rajonale në Ballkanin Perëndimor si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës.. Pas takimit me presidentin zvicerane kryeministri Kurti para Pallatit te Konfederates helvetike ka mbajtur nje konference per media, ku muaren pjese gazetare shqiptare dhe zvicerane

Pyetjes sone lidhur nga kjo vizite ne Berne dhe nga takimi me presidentin zviceran z.Kurti per ATV dhe gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch eshte pergjigjur se « Me presidentin Berset njihemi që nga pjesëmarrja ime në Forumin e Davosit, në fillim të vitit. Me të kemi biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve, për rritjen e madhe të këmbimit tregtar, që në vitin 2022 ka qenë për një të tretën më i madh se një vit më parë… »

Ndersa pyetjes ne vazhdim rreth rolit te diaspores shqiptare ne Zvicer qe aktualisht jetojne dhe veprojne mbi 300.000, Kurti eshte pergjigjur se «diaspora jone ne perendim sikur edhe ne Zvicer jane ambasador te imazhit te mire ge vendit dhe kombit tone. Per kete me foli edhe presidenti Berset, qe komuniteti kosovsre ketu ne Zvicer jane dhembull sukdesi dhe integrimi. Kontributi i tyre ne vendlindje edhte i madh, me remitencat nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër përbëjnë një të pestën e të gjitha remitencave që vijnë në Kosovë..”

Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, veçanërisht pasi kjo do t’u mundësonte të gjithë banorëve të vendit – përfshirë anëtarët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera – të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Z. Berset theksoi rëndësinë që Zvicra i jep një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë zhvilluar në aspektin ekonomik, por potenciali i mëtejshëm mbetet. Siguria juridike dhe zbutja e tensioneve në rajon janë të rëndësishme në këtë drejtim.

« Ne Berne  jo vetëm se u konfirmuar bashkepnimi yne i shkëlqyeshëm, por hasëm edhe ne përkrahje nga Zvicra për integrime evropiane për t’u anëtarësuar në Interpol dhe Këshillin e Evropian.. »ka thenë  z.Kurti ne intervsiten ekskluizve dhene gazetës zvicerane  Le Canton27.ch

Kryeministrin Kurti  ne vazdhim ka njoftuar presidentin e konfederates zviocerane z. Berset për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, për rezultatet e deritanishme të qeverisjes, politikat prioritare dhe për progresin e shënuar në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të luftimit të korrupsionit, sikurse është evidentuar edhe nga raporte kredibile ndërkombëtare për dy vjet rresht. Në mesin e politikave zhvillimore në të cilat shteti i Zvicrës ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv, kryeministri Kurti veçoi atë të arsimit dual, i cili këtë vit akademik do të zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 13 komuna dhe 21 shkolla profesionale dhe përmes së cilit synohet që të bëhet lidhja ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës.

Ndryshe,  Kurti para gazetareve ka folur edhe për situate politike dhe ekonomike ne Kosovë.  “Ne jemi në të drejtën tonë dhe per sovranitrtin tone me nje ekonomi stabile, politike stabile, perveq situstes frazhile ne veri qe Serbia po prkon me wellim te destabilitetit te gjendjes, qe tashme edhe nderkombetaret e kane kuptuar.  Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tri propozime, ndërsa Serbia asnjë. Në këto rrethana, ne duhet t`i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja…” ka shtuar z. Kurti duke ju pergjigjur pyetjes sone.

“Ne jemi mirenjohes per angazhimin e shtetit zviceran si ne aspektin politik, ushtarak (Swisscoy) si dhe ne sferen ekonomike dhe investime. Ketu do theksoja se Zvicra edhte investitori i dyte ne vendin tone me rreth rreth 90 milione FCH. 20 per qind e remitencave jane nga Zvicra ne vendin tone…” tha nder tjera Kurti duke folur per rolin, bashkepunimin dhe angazhimin e Qeverise zvicerane ne Kosove

Temat qendrore të këtij takimi ishin marrëdhëniet ndërshtetërore, afërsia mes popujve, bashkëpunimi bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit.

“Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë. Vitin e kaluar ato ishin rritur për 1/3 ndërkohë që edhe shkëmbimet tregtare kanë shënuar trend pozitiv, sidomos në sektorin e Teknologjisë së Informacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryeministri Kurti ka shprehur në këtë takim mirënjohjen e tij të thellë “për mbështetjen e Zvicrës në çdo etapë të rezistencës, çlirimit, pavarësimit, shtetndërtimit e zhvillimit, si një nga vendet e para që e njohën Kosovë”.

Siç ka thënë kryeministri kosovar, Zvicra edhe sot vazhdon të përkrah shtetin e Kosovës, përfshirë në arenën ndërkombëtare, siç u dëshmua edhe me mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, derisa falënderoi Zvicrën edhe për rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes misionit të Swisscoy, në kuadër të KFOR-it, të cilit së fundi i është vazhduar mandati deri në vitin 2026.

Më tej, kryeministrin Kurti e njoftoi presidentin Berset për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, për rezultatet e deritanishme të qeverisjes, politikat prioritare dhe për progresin e shënuar në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të luftimit të korrupsionit.

Në mesin e politikave zhvillimore në të cilat shteti i Zvicrës ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv, kryeministri Kurti veçoi atë të arsimit dual i cili këtë vit akademik do të zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 13 komuna dhe 21 shkolla profesionale dhe përmes së cilit synohet që të bëhet lidhja ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës.

Të dy folën për mundësitë në fushat me potencial për bashkëpunim më të thelluar dhe për marrëveshje të reja që e shtojnë atë, në veçanti në kuadër të EFTA-s.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Do perkujtuar se Zvicra eshte nder vendet e para qe njohu pamvaresine e Kosoves me 14 mars 2018. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch konfirmuar nga OFS, aktualisht ne Zvicer jetojne dhe veprojne mbi 300.000 shqiptare.

Gjate qendrimit ne Zvicer, Kurti do te takoj edhe mergimtaret shqiptare ne disa kantone. Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch per dallim nga vendet boterore Zvicra eshte bere vendi me i vizitur dhe preferuar nga drejtuesit e shtetit kosovar, madje edhe ai në Shqiperi, qe bëhet sigurisht per te mesuar dhe marrur pervoja te funksionimit te shtetit juridik sidomos modelin e demkracise dhe tolerances qe vendeve te ballkanit pas luftes, ju mungojnë.

Pas takimit me presidentin e Zvicres z.Berset, kryeminstri kosovar zAlbin Kurti ne mbremje ka zhvilluar nje takim me diasporen si dhe me 30 kandidatet shqiptar qe do te garojne per deputet ne parlamentin zviceran ne zgjdhjet e tetorit.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch, dite e sa vie Kosova dhe Zvicra po intensifikojnë bashkepunimin dhe marrdheniet e mira mes veti. Kety dy vitet e fundit krerët e shtetit te Kosoves (presidentja, kryeministri, kryeparlamentari si dhe deputete..) kane vizitur Zvicren se paku dhjete here, delegacione keto te pritura nga autoritetet e Konfederates Helvetike ne Berne, Gjeneve apo ne Zurich.

Derniers articles