12.8 C
Berne
lundi 27/04/2026

Kosova partnere kyqe ne ballkanin për Zvicrën. Lansohet programin (2026–2029) me 70 milionë euro mbështetje

Prishtinë/Bernë, 27 prill -Zvicra është një nga donatorët më të mëdhenj për Kosovën që nga paslufta. Që nga viti 1999, Zvicra ka dhënë mbi 500–600 milionë franga zvicerane (CHF) ndihmë për Kosovën. Vetëm për periudhën e fundit (programet 2022–2025), ndihma arrin rreth 80–100 milionë CHF, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Keto fonde po shkonë për ujësjellës dhe infrastrukturë, sundim të ligjit dhe institucione, zhvillim ekonomik dhe punësim, qeverisje lokale dhe decentralizim. Pra, në total mund të thuhet se Zvicra ka investuar mbi gjysmë miliardi franga në Kosovë gjatë rreth 25 viteve të fundit.

Se fundit Zvira dhe Kosova kanë lansuar sot Programin e Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029, duke shënuar vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve përmes një pakete mbështetëse prej rreth 70 milionë eurosh.

Programi u prezantua në një ngjarje të mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe përfituesve, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm, stabilitetin dhe avancimin e reformave në Kosovë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patricia Danzi, tha se programi është hartuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare Zhvillimore të Kosovës dhe është ndërtuar në bashkëpunim me institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Sipas saj, angazhimi financiar prej 64.5 milionë frangash zvicerane, apo rreth 70 milionë euro, synon të përkthehet në ndikim konkret për qytetarët, përmes forcimit të sistemeve dhe krijimit të mundësive zhvillimore.

Ai tha se Programi i Bashkëpunimit 2026–2029 është i harmonizuar me prioritetet reformuese dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Programi fokusohet në tri fusha kryesore: qeverisjen demokratike dhe paqen, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër, si dhe zhvillimin e barabartë njerëzor. Po ashtu, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e migrimit.

Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që përfshin disa institucione federale zvicerane, përfshirë SDC, SECO, SEM dhe Divizionin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të Departamentit Federal për Punë të Jashtme.

Derniers articles