0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Katër gra nga Zvicra me shoqatën e tyre « For Children Smile » po ndihmojnë skamnorët nga Thurgau deri në Kosovë, Maqedoni, Palestinë e Siri..

Bernë, 3 nentor -« For Children Smile » eshte kjo nje shoqate humanitare me seli ne Zvicer që nga duart e kater grave te vyeshme, po ju zvogëlon vuajtjet e fëmijve dhe grave nga Thurgau deri në Kosovë, Maqedoni, Palestinë e Siri duke ju siguruar edhe kulem mbi kokë

For Children Smile është një shoqatë bamirësie me bazë në Zvicër, e themeluar në vitin 2019 nga një grup nënash që banojnë në Zvicër e cila udhehiqet nga kater femra aktivste (Emine Tas, Hasret Tas, Dzemile Fetaji dhe Kerstin Steuble) gra keto te vyeshme dhe plot vullnet dhe energji për t’ju ofruar ndihme jo vetem skamonreve ne ballkan (Shqiperi, Kosovë e Maqedoni Veriore) por edhe ne vatrat e krizave siq jane Siria, Palestina dhe venbet tjera te Azise se largët, shkruan gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch

« For Children Smile » mbi 300 shtëpi ju siguroi te varfurve, skamnoreve  dhe njerezve te prekur nga luftrat

Aucune description disponible.Lidhur me misionin e shoqates « For Children Smile » e cila vepron ne Zvicer njera nga zyrteret e saj Dzemile fillimisht për gazeten zvcerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë se « Ne veprojmë me vetëdije të plotë se kemi përgjegjësi për ta bërë botën në të cilën jetojmë më të drejtë dhe më të jetueshme për të gjithë, sidomos atje ku ka më shume nevojë, si p.sh. tek femijët jetimë, refugjatë dhe tek femijët e varfër… »

Duke folur për aktivtetet e shoqates « For Children Smile » nëpër botë, aktivistja Dzemile Fetaji ka pohuar se « deri më sot, ne kemi qenë në shumë vende të ndryshme të botës si në Liban, Bangladesh, Siri, Gaza, Palestinë, Jemen dhe në disa vende të Ballkanit. Në këto vende kemi dërguar ndihma humanitare dhe kemi pasur aktivitete logjistike-fizike. Te gjitha keto aktivitete i kemi kryer në bashkëpunim te ngushtë me partnerët tanë të besueshëm lokalë. » « Ne bashkëpunojm me Gjysemhënën e Kuqe Turke, institucion shumë i njohur botëror i Turqisë. Si rezultat i prestigjit dhe i besueshmërisë së punës tonë në Siri, ne madje e përforcuam këtë bashkëpunim duke nënshkruar protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Gjysëmhënës së Kuqe Turke dhe shoqatës sonë. Deri tani kemi ndertuar, me ndihmen e donatorëve, mbi 300 shtēpi, dhe çdo ditë kemi hyrje parash me qëllimin e vetëm që ndërtimi i shtepive të vazhdojë. Nuk ka gëzim më të madh per ne, kur ja dorëzojmë çelsin e shtëpisë nje familje e cila ka jetuarë me vite te tera në tenda. » ka shtuar znj.Fetaji. Pra kjo eshte shoqata nga Zvicra « For Children Smile » qe ushqen dhe po ju zvëgëlon vuajtjet e fëmijve dhe grave nga Kosova deri ne Palestinë e Siri duke ju siguruar edhe kulem mbi kokë.

Shoqata ne fjalë po ashtu eshte aktive majft me kontribute dhe ndihma edhe ne Maqedoni dhe Shqiperi, siq rasti i fundit me termetet ne rajon. Mesojme nga kreu i shoqtes « For Children Smile » nga Zvicra se shoqota ne fjalë ka intensiifkuar aktivitetet dhe ndihmat ne prag te dimrit ne ballkan.

Djemile Fetaji: Fëmijet dhe grate jane viktimat e para te luftrave dje ne Kosovë e sot ne Palestine, Siri e gjetiu qe goditen nga palët ne konflikt

Aucune description disponible.Dzemile Fetaji flet me krenari për angazhimin e grus ne ketë shoqate ne Zvicër me emrin « For Children Smile ». Ajo rrefen se mosioni i shoqates ne fjalë shpesh i bashkangjiten edhe perodsnaluete, sidomos artiste dhe kengetarë te njohur nga estgrada e jonë muzikore. « Nën shoqërimin e stilistes së njohur në Zvicrës, Ajkune Ahmetaj, kemi arritur të kënaqim fëmijët refugjate me prerje flokësh, gërsheta dhe modele të ndryshme. Gjithashtu artistja e njohur e Ballkanit Tuna-Altuna Sejdi na ka shoqëruar dhe me këngët e saj ka argëtuar jetimët dhe femijët e pafajshem refugjatë. Në Siri në investuam në ndërtimin e shkollave, shtëpiave me tulla të bardha, shpërndarja e materialeve të ndihmave humanitare dhe gjithashtu morëm shumë kohë për të argëtuar fëmijët. Ishte thjesht muajin e kaluar kur shpërndamë akullore dhe lodra për fëmijët në 13 jetimore në rajonin e Idlibit… » ka thënë Dzemile Fetaji për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Efektet e luftës shkaktojnë plagë të pariparueshme në shpirtin e fëmijëve dhe lene një ndikim shumë më negativ në jetën e tyre sesa në jetën e të rriturve. Fëmijët që humbin familjet e tyre, shtëpitë e ngrohta, këndet e lojërave, lodrat dhe mundësitë arsimore, detyrohen të migrojnë në kampet e refugjatëve. Shumë prej ketyre fëmijëve janë me aftësi të kufizuara dhe secili prej tyre në njëfarë mënyre humbet mundësinë për një jetë normale. Lista e fëmijëve që vuajnë në luftëra është e gjatë. Të gjitha përpjekjet tona kane vetëm një synim: t’i zvogëlojme apo ti bejme disi me pak te dhimbshme këto vuajtje… » ka thënë ned fund Djemile Fetaji nga shoqata « For Children Smile » me seli ne Thurgau të Zvicrës.Aucune description disponible.

Derniers articles