24.8 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Micheline Calmy-Rey sot në Prishtine është dekoruar nga presidentja e Kosovës me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”

Prishtina, 7 septembre -Presidentja e Republikes se Kosovës dr.Vjosa Osmani ka dekoruar sot ne Priashtine me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, për kontributin e saj në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe mbështetjes së vazhdueshme që shteti helvetik nën udhëheqjen e saj e cila konsideorhet « avokate » e Kosovës. (President Osmani awards the former president of the Swiss Confederation Micheline Calmy-Rey the Order of IndependenceNdryshe gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch vitin e kaluar me rastin e 10-Vjetorit te pamvarësise znj.Calmy e kishte shpallur « Personalitet te vitit »

Presidentja Osmani theksoi se duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, si Presidente e Republikës së Kosovës e ka nderin e madh që ta dekorojë shkëlqesinë e saj, zonjën Micheline Calmy-Rey me medaljen “Urdhëri i Pavarësisë”.

Micheline Calmy-Rey një «Guillaume Tell»,  avokate e shtetit me te ri ne Evopë, Kosovës

“Kjo medalje i jepet për kontributin e çmuar që zonja Calmy-Rey ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”, ka theksuar presidentja Osmani, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

E ish-presidentja zvicerane u shpreh e nderuar për dekorimin nga shteti i Kosovës, teksa rrëfeu përjetimin e saj në ditën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Faleminderit znj. presidente. Është nder i madh për mua ta pranoj këtë dekoratë nga shteti i Kosovës. Dua të shpjegoj se si e kam përjetuar ditën e pavarësisë së Kosovës. Siç e dini unë isha e përfshirë në procesin e pavarësisë së Kosovës sepse Zvicra mendonte se para se të thonim ‘standardet para statusit’, duhej ta kthenim ndryshe ‘statusi para standardeve’ në mënyrë që njërzit në Kosovë të kishin përgjegjësi ndaj vendit të tyre. Në ditën e  pavarësisë së Kosovës, unë, isha duke udhëtuar në Zvicër që të isha pjesmarrëse në një ceremoni në një kishë katolike shqiptare në një qytet të vogël në Zvicër të quajtur Wiel. Nuk e dija se do të ishte ditë speciale sepse ishte planifikuar për muaj të tërë dhe siç e dini protokolli i parashikon këto gjëra shumëkohë më parë. Por kur shkova në stacionin e trenit u mirëprita nga prifti shqiptar i kishës katolike dhe ai më shikoi dhe më tha ‘Zonja Calmy-Rey, është një mrekulli”. I thashë çfarë? Më tha: ‘Është një mrekulli, është dita që Kosova shpalli pavarësinë dhe ju keni ardhur këtu, është një mrekulli’”, ka rrëfyer emocionet e asaj dite ish-presidentja Calmy-Rey,

Ajo tutje theksoi se Zvicra ishte ndër shtetet e para që ka folur për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit në New-York, teksa ka thënë se sot nuk është e lehtë të jesh në një rajon të tillë në Ballkan.

Propozimi i redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi për te pertrire emrin e Micheline Calmy-Rey realizohet ne Viti te Kosovës

Ne biseden e fundit të redaktorit të  gazetës zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch lidhur me Koaoven pas 14 vitesh pamavresie, ajo eshte përgjigjur se “Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi ynë është ndjekur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, por nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pikërisht atëherë Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj. Disa thanë në atë kohë se kjo ishte një shkelje e neutralitetit nga ana e Zvicrës dhe se ajo kishte mbajtur qëndrim ndërkombëtar në favor të Kosovës. Kjo u pasua nga një ankesë e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të sfiduar pavarësinë e Kosovës. Më pas, Zvicra iu përgjigj të njëjtës Gjykatë, e cila njohu interpretimin e Zvicrës … ”

Ne vazhdim znj.Calmy-Rey ka phuar se “Aktualisht situata në veri të Kosovës është e vështirë. Prandaj ka tensione të përhershme në veri të Kosovës, si në Serbinë jugore gjetkë, në Luginën e Preshevës. Në këtë fazë, Bashkimi Evropian mund të luajë një rol pasi Serbia është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE.

Ndryshe redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton 27.ch Nefail Maliqi, nje gazetar i njohur ne Gjeneve qe ndjek pos aktivtette ne organizatat nderkombëtare ndjek edhe zhvillimet ne qeverine zvicerane, kishte propozuar qe emri i ish-presidentes se Zvicrës znj. Micheline Calmy-Rey te vehet, te trashigohet dikun ne Kosovë, për meritat dhe angazhimin e saj permanent ne avancimin e proceseve demokratike ne Kosovë qysh para lufte deri tek shpallja e pamavresise se saj.

Presidentja dhe shefja e diplomacise zvicerane e shoqeruar nga publicisti dhe gazetari i njohur shqiptar ne Zvicër Nefail Maliqi ne mars te vititi 2008 kishte qendroi ne Kosovë te cilet ne pranine e qindra personave bënë hapjen (inaugurimin) e ambasades se Konfederates Helevtike në Prishtinë. (ATS-SDA, 20Min, Blick, NZZ, Tribune de Genève etj..

Një pllakë në nderim të Micheline Calmy-Rey u përurua ne vitin 2017 në Viti (Kosovë) për të përshëndetur rolin e ish-kreut të diplomacisë zvicerane për pavarësinë e vendit, shpalli në vitin 2008. Kjo mirënjohje vjen pas propozimit të redaktorit te gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqit i cili para ca vitesh e kishte kërkuar nga autoritetet e Prishtines te pertrijnë emrin e znj.Clamy-Rey duke i vene emrin e saj ndonje rruge, sheshi apo ne ndonje pllakate ne nje qytetet Kosovës.

ATS/SDA: Le rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.cha suggéré hier d’attribuer à une rue ou à une place de la ville de Pristina, la capitale du Kosovo, le nom de la conseillère fédérale démissionnaire Micheline Calmy-Rey. Le dossier est maintenant entre les mains de plusieurs institutions kosovares. Selon Nefail Maliqi, responsable de cette journale, la proposition a été expédiée hier matin au siège du gouvernement du Kosovo ainsi qu’au Ministère des affaires étrangères du Kosovo. La redaction du jornal albanais, aussi proclamé Micheline Calmy-Rey «personnalité de l’année 2010» pour «son rôle et son engagement au Kosovo». Pour nos confrere albanais a Genève Mme. Micheline Calmy-Rey, une «Guillaume Tell » pour le Kosovo!

Poshte ne foto ish-shefja e diplomcise zvicerane Micheline Calmy-Rey dhe gazetari shqiptar ne Gjenevë ne ceremonine e hapjes se  amabasades se Zvicres ne Kosovë me 17 mars 2008 ne Prishtinë 

Originalbild anzeigen

Derniers articles