11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Mbi 1.300 femra sot shërbejnë në Policinë e Kosovës, aty edhe vajza të kthyera nga Zvicra…

Redaktori i gazetës zvicerane Le Canton27.ch ne mesin e policeve kosovare.. (Photo Le Canton27.ch) 

Prishtinë, 7 shtator -Policia e Kosovës dje ka shënuar 23-vjetorin e themelimit të saj. Me rastin e ketij jubileu të themelimit të Policisë së Kosovës sot është organizuar një ceremoni ku pjesëmarrës ishin personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, njofton korrespeondeti i gazetes zvicerane ne Prishtin e Le Canton27.ch.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, në emër të të gjitha institucioneve të Kosovës i uroi zyrtarët policorë për punën që ata bëjnë çdo ditë. Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zyrtarët policorë përpos detyrës që mbajnë mbi supe e kanë edhe lirinë e sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Zedhenesi i SHPK-së gazetarit te Le Canton27.ch: Policia e Kosovës sot numëron rreth 9.000 punonjës, prej tyre 15%, apo 1350, janë gra.

Aucune description disponible.Sipas korresondetit të gazetes zvicerane ne Prishtinë Le Canton27.ch, policia e Kosove sot eshte i vetmi insitucion vendor me i besueshem nga qytetaret qe  veprone nga viti 1999. Policia e Kosovës sot numëron rreth 9.000 punonjës, prej tyre 15%, apo 1350, janë gra.

Gazeta ne fjale ka mesuar se ne mesin e ketyre policeve ka po ashtu edhe dhjetra femra ish-uahatre te UCK-së si dhe femra tjera te kthyera ne baza vullnetare nga Zvicra dhe vendet tjera te BE-së te cilat sot i shebejne qyterave, atdheut te tyre. Mesohet se po aq eshte edhe numri i policeve nga radhe e minoriteteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës per gazten zvicerane Le Canton27.ch  ka thënë se kjo datë është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Data 6 shtator është datë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, datë kjo e cila vuri themelet e Policisë së Kosovës, e cila filloi punën me gjeneratën e parë prej 176 kadetëve, e qe për këto 23 vite përveç rezultateve pozitive, kurse sot Policia e Kosovës numëron mbi 9 mijë punonjës të cilët i dalin në ballë të gjitha sfidave të sigurisë dhe shërbimit ndaj vendit dhe qytetarëve të saj.. »

Derniers articles