14.8 C
Berne
mardi 22/10/2024

Humb jeten i riu (28) shqiptar në Zvicër

Bernë, 12 shtator -Një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova, banor në Rivierë ka vdekur ne trafik ne Ecublens (VD) i cili ngiste nje motocikletë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga Ministria Publike e Kantonit te Vaudit.

Derisa ngiste në një rrugë midis Chavannes-près-Renens dhe Ecublens (VD), kosovari humbi kontrollin e motocikletës. Ai ka goditur një parmak në anën e djathtë të rrugës, përpara se të përfundonte kthesën në bar, disa metra më larg.

Me gjithë ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës, ky kosovar 28-vjeçar me banim në Rivierë ka ndërruar jetë në vend, ka thënë policia kantonale e Vaud-it.

Është njoftuar Ministria Publike dhe prokurori publik ka hapur hetim penal për të vërtetuar rrethanat e sakta të këtij aksidenti. Hetimet iu besuan Njësisë së Qarkullimit të Xhandarmërisë Vaud.

Rruga nga Chavannes-près-Renens drejt Ecublens u mbyll për rreth pesë orë, në kohën e ndërhyrjes dhe për qëllime të raportit.

Derniers articles