Berne, 17 prill -Presidenti i Konfederates Zvicerane se shpejti do te vizitoje kryeqytetin serb Beogradin. z,Guy Parrmelin do te vizitoj Sebrine ne fund të këtij muaji, rrespektivisht me 28 prill i cli do t pritet nga homolgu i tij serb Aelksnader Vucic. Këte vizite per here pare prtesidneti Parlemlin ja kishte konfrimuar redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ne Davos (WEF)
Pas 18 vitesh, nga njohja e Kosovës nga Berna, Zvicra « pajtohet » me Serbinë
Udhëtimi i Parmelin në Beograd është po aq i ndjeshëm sa edhe simbolik. Kjo vizite nuk është aspak e parëndësishme, duke pasur parasysh se Zvicra ishte një nga vendet e para që njohu Repuibliken e Kosovës në vitin 2008 te clen edne Serbia nuk e ka njohur.
Guy Parmelin po shërben mandatin e tij të dytë si President i Konfederatës Zvicerane. Dhe këtë vit, ai ka zgjedhur një udhëtim zyrtar në Serbi.
Guy Parmelin do të bëjë një vizitë historike presidenciale në Serbi më 28 prill. Asnjë president zviceran nuk ka bërë ende një vizitë zyrtare në Serbi që kur Berna njohu Kosovën.
Serbia, sikur edhe Kosova është nje partnere tregtar e Zvicrës në Ballkanin Perëndimor
I pari nga vendet evropiane per fitoren e zgjedhjeve te 28 dhjetorit ne Kosovë ne vitin e kaluar dhe fitoren e Kurtit e ka uruar Presidenti i Zvicrës z.Guy Parmelin permes gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sipas te cilit «Presim bashkepunimin me qeverinë Kurti per te intensfikar bashkepunimin me Kosovën ne shume fusha tjera ». Pra mund te thuhet se vizita e ardhshme e nje presidenti zviceran ne Serbi eshte historike, cka pas18 vitesh, nga njohja e Kosovës nga Berna, Zvicra « pajtohet » me Serbinë, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.
Presideniti i Zvicres z.Parmelin ne bisede me redaktorin për marëdhenie nderkobëtare të gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch duke folur për takimin me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti, ai ja kishte dhene lajmin ne Davos (WEF) për viziten e ardhshme Beograd. « Pas dy takimeve qae kam apsur me kyremnistrine Koves Abin Kurtin ne fund te muajit prill do e vizitoj Sebrinë.. » ka thenë gazetarit shqiptar z.Parmelin.
Zvicra gjate tri decenieve te fundit i ka dhuruar Serbisë mbi 650 milionë franga zvicerane
Zvicra është një nga partnerët kryesorë dypalësh të Serbisë. Nga viti 2022 deri në vitin 2025, Zvicra i dhuroi Srbisë 96.5 milionë CHF për bashkëpunimin zviceran në tranzicion me Serbinë, nga të cilat rreth 42 milionë CHF janë nga SECO. Me mbështetje të vazhdueshme financiare që nga viti 1991 deri me sot Zvicra, gjate tri decenieve te fundit i ka dhuruar Serbisë mbi 650 milionë franga zvicerane.
Këto fonde sigurohen kryesisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), duke u përqendruar në qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik dhe energjinë e qëndrueshme.

