Bernë, 6 dhjetor -Eventi pe rndere te Dite sse Falmurit-28 Nentorit ne lokaalet e Universitetit te Gjenevës filloi me solemnitet me Hymnin Shqiptar, kënduar nga korali « Hareja » dhe të pranishmit në auditoriumin universitar. Në emër të shoqatës së studentëve të Gjenevës folen krereret e shoqates se studetneve. Pastaj fjalën e moriAli Mehmeti plus fakteve historike, në mënyrë argumentuese në data e vite, foli dhe për barrën e rëndë historike të trojeve shqipëtare të shekullit XX që në shekullin e XXI duhet të kenë një rrjedhë tjetër , kaq shumë të dëshiruar nga shqipëtarët. U shpërndanë mirënjohje nga Komiteti Shqipëtar i Gjenevës, për të shumtët studente që kurorëzuan me sukses studimet, me bachelor e master, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ne kete mbremje festive em rastine dites se flamurit muaren pjese shiptare te te gjitha viseve nga ballkani (Shqiperi,a Kosva, Maqedonia, Presheves, Janina e Ulqini). me nej fjaéë Flamuri kuqezi bashkoi shqitaret te gjitha viseve në një ambientin akademik te Universitetit te Gjenevës. Bashke me shqiptaret moren pjese edhee shume zviceranë.
Kënaqësi reale e të gjithëve të ishin pjesë e të njejtit festivitet dy gjeneratat, kontribuesit më të hershëm në diasporë dhe studentët, prindërit me të rinjtë e realizuar më së miri. Siç e vlerësoi dhe François Lefort, i ftuar në mënyrë spontane.
« Ju jeni në vendin tuaj këtu, plus falë prindërve tuaj, këmbënguljes së studimeve tuaja, ju jeni vërtet krenari e tyre dhe e shoqërisë ku jetoni » ka thenë nder tjera François Lefort duke ururra Diten e flamrit komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe Zvicër
Një nënë-gjyshe shqipëtare e moshuar, plus emocionit të diplomimit të nipit, surprizë, u respektua me një poezi emocionuese për nënat… , shoqëruar me këngën « Nënë emri më i dashur për mua ».
E pra tre gjenerata shqipëtare festonin në mënyrë akademike, por dhe me prezantimin e projektit të rëndësishëm studentor për « 1637 » të pagjeturit mbas luftës së Kosovës dhe njohjen e statusit të viktimave të luftës.
Ky koncept eventi me të gjithë arsyet kombëtare shqipëtare u mbajt në këtë sallë prestigjoze të Universitetit Uni-Mail në Gjenevë. Kori « Hareja » mbushi me tinguj këngësh sallën me emocione epike « Këngë për Adem Jasharin » kënduar nga dueti Shpejtim Krasniqi dhe Bardh Ramadani, pastaj këngë krenarie « Ty flamur të duam shumë », « Moj e bukura Arbëri » me soliste Aferdita Krasniqi dhe këngën « Tumankuqe » pika artistike këto shoqëruar nga Ilir Sahiti -kitarë. Atmosferen edhe em fesdtive e beri prezentimi i shkelqyeshem i zonjës Ermira Lefort-piano.
Në përfundim të eventit sigurisht publiku i shumtë në sallë u përfshi i gjithi duke kënduar me tingujt e këngës « Xhamadani vija-vija » Festimi në diasporë i Festës së Flamurit, është më shumë se event, është transmetim në gjeneratat e reja të historisë, të trashëgimisë identitare që ruhet, Kuqezi.