Prishtine, 2 nentor -Vlera e remitencave nga jashtë në Kosovë deri në shtator arriti vlerën mbi një miliard euro, që është një rritje prej 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Banka Qendrore e Kosovës (BQK), shkruan gazeta Le Canton27.ch.
“Mbi 70 për qind e remitencave vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania merr pjesë me 38,1 për qind, e ndjekur nga Zvicra me 17,6 për qind dhe SHBA me 7,5 për qind”, thone zyrtaret nga Banka Qendrore e Kosovës per gazeten zvicerane Le Canton27.ch
Mesohet se Zvicra mbetet investitori i 2-të më i madh i huaj në Kosovë, me 155.2 milionë euro investime të realizuara gjatë vitit 2022, shkruan gazeta Le Canton27.ch
Në njoftim thuhet se flukset më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jobankare (me pjesëmarrje prej 57,4 për qind), të ndjekura nga kanalet e tjera (me 24,4 për qind) dhe bankat (me 18,2 për qind).
Diaspira shqiptare, sidomos ajo nga Kugina mbush buxhetin edhe te Serbise me qindra mijera euro
Siç njoftoi shërbimi statistikor i Bashkimit Evropian, Eurostat, disa vite më parë, Serbia është në krye të Evropës për sa i përket dërgesave nga jashtë, fale diaspores shqiptare nga Lugina e Presheves e cila mbi 30 mije ne perendim, vetem ne Zvicer mbi 20 mije, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Krshtu, vitin e kaluar, pesë miliardë euro kanë rrjedhur në Serbi në bazë të remitancave.
Sipas të dhënave te bankave serbe, remitancat e punëtorëve që mbërritën në Serbi në periudhën janar-gusht 2023 arritën në 2.7 miliardë euro, nje pjese e madhe jane edhe ato nga mergimtaret shqiptare nga Lugina e Presheves.
Fluksi i remitancave, parave të dërguara familjeve në Serbi nga punëtorët jashtë vendit, është rritur për më shumë se 40 për qind, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë.