Prishtine, 2 nentor -Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen mardhe niet e mira edhe më tej gjate bashkepunimit në mes të dy vendeve mike, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Dr.Vjosa Osmani: Mërgata shqiptare në Zvicër, urë lidhëse mes dy vendeve
“Mergata shqiptare në Zvicër është një urë e fortë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e partneritetit ndërshtetëror.. » ka thene znj. Osmani.
Gjatd ketib takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Sprecher lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin terrorist dhe te agresionit që ka kryer Serbia më 24 shtator në Republikën e Kosovës, raporton Le Canton27.ch
Kush eshte ambadadori i ri ne Kosove?
Jürg Sprecher studioi ekonominë politike dhe menaxhimin e biznesit në Bazel dhe Barcelonë. Ka përfunduar studimet me doktoraturë në shkenca politike në Universitetin e Bazelit, Zvicër.
Në vitin 2009, ai iu bashkua Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) dhe kreu stazhin e tij në Bernë, Gjenevë dhe Tel Aviv. Në maj 2010 ai u emërua në Sekretariatin e Përgjithshëm të DFAE si Këshilltar për Çështjet e Këshillit Federal dhe në shkurt 2011 në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Burimeve, më vonë si Zëvendës Shef Seksioni.
Ai u transferua në Madrid në vitin 2014 si zëvendës shef i misionit. Në vitin 2018, ai u kthye në Bernë dhe u dërgua në Departamentin Federal të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit, ku drejtoi sektorin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës të qendrës së shërbimit të Marrëdhënieve Ekonomike Dypalëshe të Sekretariatit të Shtetit për ekonominë SECO.
Në shtator 2020, ai mori rolin e shefit të misionit në Ambasadën Zvicerane në Karakas.
Jürg Sprecher flet gjermanisht, frëngjisht, anglisht dhe spanjisht.