Bernë, Beograd , 29 prill -Pas nje ser takimesh (5-6 here) muajve te fundit te presidettit te Zvicrës me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, z. Guy Parmelin po qendroi ne ballkan pe rnje vizite tre ditore (27-29 prill) duke filluar me Beogradin ku takoi homologun e tij serb Aleksander Vucic për ta perfunduar dje në Shkup me homologen maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanotn27.ch
Një diasporë e vogël serbe në Zvicër në krahasim me ate shqiptare, si deshmi te spastrimet etnike nga regjimi Beogradit dje në Kosovë, sot ne Luginen e Presheves
Kjo është vizita e parë e një presidenti zviceran në Serbi në tetëmbëdhjetë vjet, një mungesë kryesisht për shkak të çështjes së Kosovës. Zvicra ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008
Zvicra, e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi Aktuale
Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, po qëndron në Beograd, ku është takuar presidentin e atjeshëm Alleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Gjuro Macut.
Bisedimet, siç njofton Departamenti Federal për Çështje Ekonomike i Zvicrës, bisedimet mes tyre u fokusuan në marrëdhëniet bilaterale, situatën në Ballkanin Perëndimor e të tjera.
Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe raporti i Serbisë me Kosovën, për çka presidenti Parmelin kërkoi që kjo çështje të zgjidhet.
“Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor ka qenë për një kohë të gjatë prioritet i politikës së jashtme zvicerane. Në bisedime, Presidenti Federal vlerësoi progresin ekonomik dhe të politikave të sigurisë në rajon”.
“Në të njëjtën kohë, ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet qenësore për të garantuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ai ritheksoi vullnetin e Zvicrës për t’u përfshirë në dialog”, u shpreh presidenti federal i Zvicrës, Guy Parmelin.
Si një vend neutral, Zvicra është e përfshirë në mënyrë aktive në dialogun e Brukselit midis Beogradit dhe Prishtines dhe ka organizuar disa takime midis palëve, veçanërisht në Solothurn. Ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis, së bashku me ish-presidenten Karin Keller-Sutter, për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch kane deklaruar se «siguria në Ballkan do të thotë edhe siguri në Zvicër ».
Ja pse Zvicra e njohu Kosovën, përkunder presionit te Beogradit dhe Moskës. Ish-presidenti i Zvcires (2008) Couchepin i shpjegon gazetarit shqiptar te LeCanton27.ch
Kjo ishte vizita e parë e një presidenti zviceran në Serbi në tetëmbëdhjetë vjet, një mungesë kryesisht për shkak të çështjes së Kosovës. Zvicra ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Në atë kohë, presidenca zvicerane mbahej nga Pascal Couchepin. Po atë vit, gjatë një dreke pune me gazetarë të huaj në Bernë, ai e shpjegoi këtë vendim. Kur u pyet, veçanërisht nga redaktori i gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch për imazhin e kosovarëve në Zvicër, ai theksoi se «Kosovarët tani përbëjnë një komunitet të rëndësishëm në Zvicër dhe përfaqësojnë një shembull integrimi dhe suksesi ».
Lidhur me njohjen e Kosovës ne vazhdim Pascal Couchepin deklori se « Ne u përballëm me dy të këqija: nga njëra anë, një komunitet të madh dhe të integruar mirë kosovar në Zvicër; nga ana tjetër, marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Rusinë. Pavarësisht presionit, ne zgjodhëm të keqen më të vogël nga dy të këqijat, duke e njohur Kosovën, sepse mosveprimi do të kishte qenë më keq për vendin tonë ».
Sipas mediave zvcerane, të hënën, Zvicra kishte nisur tashmë një program të ri bashkëpunimi për Kosovën. Me një buxhet prej 64.5 milionë frangash zvicerane, ky projekt synon të promovojë qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e barabartë njerëzor.
Guy Parmelin do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut të mërkurën. Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti zviceran në vend.Por arsyet për këtë devijim në Ballkan janë të shumta. Shumë njerëz nga ish-Jugosllavia jetojnë në Zvicër. Për Maqedoninë e Veriut, shifra vlerësohet në rreth 100,000. Guy Parmelin kujton gjithashtu historinë e përbashkët të krijuar përmes mikpritjes së refugjatëve dhe programeve humanitare zvicerane gjatë luftërave ballkanike.
Së fundmi, Zvicra është e angazhuar në një mision paqeruajtës. Një total prej 215 burrash dhe grash zviceranë po marrin pjesë në misionin e KFOR-it. Këshilli Federal dëshiron ta zgjasë mandatin deri në fund të vitit 2029. Për më tepër, palët takohen çdo vit në Solothurn për dialog.
