21.6 C
Berne
samedi 6/06/2026

Lihtenshtajni, shteti më i vogël dhe më i pasur në botë me vetëm 40 mijë banorë, po aq sa Presheva. Shieti me 15 banka, me 90 police, pa ushtri me 10 kisha dhe një xhami

Lihtenshtajni, eshte shteti (principatë) më i pasur në botë me vetëm 40 mijë banorë po aq sa Presheva, që shtrihet ne zemer të Alpeve Evropiane, mes Austrisë dhe Zvicrës. Kryeqyteti eshte Vaduz – Gjuha Gjermane, parja Franga zvicerane, kultura austriake – Lihtenshtajn sivjet feston 307-të vjetorin me 15 gusht, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Sistemi politik: Monarki kushtetuese (me princ)

Liechtensteini është një monarki kushtetuese, konservator por princi ka më shumë

kompetenca, sesa monarkët e vendeve evropiane. Kreu i shtetit është perinci Hans-Adam II – Ndërsa detyrat e përditshme i ushtron kryesisht djali i tij: Alois. Ka një parlament me 25 deputetë të zgjedhur nga populli. Kryeministrja = Brigitte Haas, Minsitre e Pune te Jashtme Sabine Monauni

SHKURT: Liechtensteini është një monarki demokratike shumë e pasur, shumë e qëndrueshme dhe me një princ që ka më shumë pushtet se shumica e monarkëve evropianë.

Liechtenstein është një nga shtetet më të vogla në botë

Lihtenshtajni per 40 mijë banorë, ka një tunel, një pishinë të hapur, një burg dhe nje McDonald’s, por ka edhe 15 banka. Po ashtu ka edhe 10 kisha dhe nje xhami, sepse pjesa dermues (69 %) jane katolike, 7 % jane muslimane, shumica shqiptare dhe disa relegjione tjera pakica.

Rreth 90 policë dhe asnje ushtarë. Po si mgohen ata, shtrohet pyetja… Liechtenstein mbrohet kryesisht nëpërmjet neutralitetit, diplomacisë dhe bashkëpunimit me fqinjët, por jo me ushtri. Dmth fjalet, diplomacine e perdorin si armë, ne vend te plumbave!

Në Lihtenshtajn ekziston vetëm një qendër islame (“Grüne Moschee”) – Lihtenshtajni është një principatë Alemanike me gjatësi 25 km e vendosur midis Austrisë dhe Zvicrës. Është e njohur për kështjellat e saj mesjetare.

Kryeqyteti, Vaduz, një qendër kulturore dhe financiare, është shtëpia e Muzeut të Kunst Lihtenshtajnit, me galeri të dedikuara artit modern dhe bashkëkohor.

Principata e Lihtenshtajnit, një parajsë pushimesh ani pse nuk ka dalje ne det. Lihtenshtajnit eshte shteti i katërt më i vogël në Evropë që ndodhet në zemër të Alpeve Evropiane, midis Zvicrës dhe Austrisë.

Ne Lihtenshtajni flite gjemrnisht, Monedha është franga zvicerane… Lihtenshtajni është nej stet aq i vogël sa të gjithë e njohin njëri-tjetrin.

• Ekonomia: Lihtenshtajni është një nga shtetet më të pasura në botë, me një papunësi nën 2% dhe një standard shumë të lartë jetese. Pagat mesatare atje luhaten nga 3,500 deri në 9,000 franga zvicerane. Eshte me nje ekonomi stabile të bazuar në shërbime financiare, industri të teknologjisë së lartë dhe turizëm.

Të huaj: 35% e popullsisë apo 15 mijë persona, por ja nga ballkani apo vendet tjera te bote ste njohuar për migarcion, por ata janë: Zvicerane, Austriake, gjermane dhe Italian.

Ka mjaft njerez na nga Ballkani qe jetojn dhe vperojne në Liechtenstein, por nuk janë ndër grupet më të mëdha si zviceranët, austriakët apo gjermanët. Nga ballkani prijne si zakonisht shqiptaret me rreth 2000 të përfshirë në sektorë të ndryshëm të ekonomise, ndertimtgarisë, industri, gastronomi dhe sport.

Derniers articles