Bernë, 29 prill -Ambasadori i Serbise ne Zvicer Ivan Trifunoviq një militant i partise Vucicit dhe nje lobist aktiv i qeverisë serbe në Amerkë im cili nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë, e ka lavdëruar kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri (anëtar i Kryesisë së LDK-së) i cili e kishte krahasuar kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin (Ivan Trifunović gesprochen, serbischen Botschafter in Bern: Der Bürgermeister von Peć (Peja), Gazmend Muhaxheri, hat Kurtis Vorgehen in den serbischen Gemeinden mit Milosevics Vorgehen 1989 gegenüber Kosovo verglichen.), njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Në një intervistë për portalin zviceran të lajmeve “20 minuten” ambasadori i Serbisë në Bernë, Ivan Trifunoviq, ka folur edhe për situatën në Kosovë. Ai e ka quajtur qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti si “ekstremiste”. Si shembull Trifunoviq ka marrë një deklaratë të kryetarit të Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri.
Trifunoviq e lavdëroi Muhaxherin duke thënë: “Vetë udhëheqësit e opozitës shqiptare thonë për Kurtin: Ajo që ai po u bën serbëve është e papranueshme. Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka krahasuar veprimin e Kurtit në komunat serbe me veprimin e Millosheviqit në vitin 1989 ndaj Kosovës”.
Ambasadori serb ne Bernë Trifunoviq: Qeveria e Kurtit është antiserbe dhe ekstremiste, jeta e serbëve në Kosovë në rrezik
Ivan Trifunoviq, ambasadori i Serbisë në Zvicër, deklaroi se qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ekstremiste dhe kërkon të heqë qafe komunitetin serb, duke paralajmëruar se jeta e serbëve në Kosovë është në rrezik. Në një intervistë me portalin 20 Minuten, përpara vizitës së Presidentit zviceran, Guy Parmelin, në Serbi, Trifunoviq tha se thelbi i konfliktit të Kosovës qëndron në atë që po i ndodh aktualisht komunitetit serb atje. “Nëse Serbia e njeh apo jo Kosovën është një çështje politike, por nuk është vendimtare për jetën e përditshme të njerëzve. Qeveria e Kurtit është ekstremiste. Në fund të fundit, ajo kërkon të heqë qafe komunitetin serb. Ai e ka thënë këtë hapur – pas luftës në Kroaci, serbët u zhdukën, ‘dhe nuk ka problem’. Kushtetuta e Kosovës përfshin një prag për të drejtat e pakicave; ai dëshiron t’i shtyjë serbët nën atë prag në mënyrë që t’u heqë atyre të drejtën e vetos”, tha Trifunoviç.
Ambasadori theksoi se ai kishte qenë personalisht në Kosovë dhe kishte qenë dëshmitar i situatës në terren.
“Kam folur me shumë serbë, përfshirë ata që nuk e mbështesin Aleksandar Vuçiçin. Jeta e tyre është në rrezik. Policia hyn në shkolla dhe spitale. ‘Ju tani jeni pjesë e Kosovës – nuk mund të keni një shkollë serbe’. Kjo është pikërisht ajo që Sllobodan Millosheviçi u bëri shqiptarëve. Nuk ka arsim, ka frikësim nga policia dhe arrestime arbitrare”, deklaroi Trifunoviç.
Pastaj ai përshkroi situatën e serbëve në Kosovë:
“Në Mitrovicën e Veriut pashë flamuj serb, të grisur plotësisht nga kushtet e motit, të vendosur dhjetë vjet më parë. I pyeta serbët vendas: pse nuk i zëvendësoni? ‘Nëse vendosim të rinj, do të përfundojmë në burg.’ Në anën tjetër të lumit: një flamur i madh shqiptar. Si ka kuptim kjo? I thashë ambasadorit të SHBA-së se do të shkoja personalisht dhe do të vendosja flamuj të rinj serb, si shtetas i SHBA-së. Ai më këshilloi kundër kësaj, sepse e di se si vepron policia e Kosovës dhe nuk donte ta ndërlikonte situatën duke iu dashur të nxirrte një shtetas amerikan”, tha ambasadori.
I pyetur nëse komunikon me ambasadorin e Kosovës në Bernë, Trifunoviç tha se nuk e konsideron atë ambasador zyrtar sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, por se ai gjithmonë e përshëndet me mirësjellje.
“Ai duket si një njeri i arsyeshëm dhe i këndshëm. E përshëndes me mirësjellje dhe shkëmbej disa fjalë. Disa serbë më kanë kritikuar për këtë. Nuk e konsideroj ambasador zyrtar, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet, por në një farë mënyre ai është një koleg. Ajo që më habit është se ai është gjithashtu shtetas zviceran. Si mundet dikush që është shtetas zviceran të jetë ambasador i një vendi tjetër në Zvicër? Për mua kjo nuk ka kuptim, dhe në shumicën e vendeve kjo nuk do të ishte e mundur – por kjo është çështje që i përket qeverisë zvicerane,” vuri në dukje Trifunoviç.
