20.3 C
Berne
jeudi 28/09/2023

Dita Ndërkombëtare e OKB-së. 75-vjet «lufte» për paqë dhe liri të popujve

Me rastin e dites ndërkombëtare se OKB-se, 75-vjetorit te kesaj organizate boterore dje gazetari ynë në Gjenevë Nefail Maliqi (20 vite ne OKB) permes një letreje ka uruar dhe falemnderuar shefin e OKB-së Antonio Guterres për rolin e kesaj organizate më të madhe nderkombetare viteve te fundit dhe per angazhimi e tij ne ballkan, sidomos ne avancimin e proceseve demokratike ne Kosove qe nje dite edhe ky shtet te behet anetare e 199 me radhe e OKB, shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » 
75-vjet «lufte» per te Drejtat e Njeriut. Misioni per dialog dhe paqe vazhdon! Gazetari shqiptar ne Gjenevë falenderon shefin e OKB-së për Kosovën    
Keto 20 vitet e fundit kam takusr dhe intervistuar gjithecsgefat e OKB-se. Sikur Kofi Annan ashtu edhe Bna Ki-moon kishin qasje serioze ne zgjidhjen e krise se Kosoves jo vetem ne avancimin e te drejtave te Njeriut shqiptare qe ishin te shtypura nga diktatura dhe regjimi serb i prire nga kryekrimineli Milloshevic por per te dalur nga status quoja, drejt definimit te statusit te saj.
OKB, dje dhe sot
Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Qëllimi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik,, dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë. Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë.
Iniciatorët te krijimit të saj u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit antifashist, SHBA dhe Britania e Madhe të cilët në pikën e 11 të Kartës së Atlantikut të nënshkruar në 14 gusht 1941 dhe që përmbante principet bazë mbi rendin e ri botëror të ardhshëm, ranë dakord që pas luftës do të krijohej “..një sistem i vazhdueshëm i sigurisë së përgjithshme”.
Në Deklaratën e 1 janarit 1942, e nënshkruar nga përfaqësuesit e 26 shteteve të koalicionit anti-fashist dhe anti-nazist u ritheksua nevoja për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme që do t’u siguronte kombeve mundësinë për të jetuar të sigurt brenda kufijve të tyre.
Ideja e krijimit të një organizate të re universale dhe emërtimi “Kombet e Bashkuara”, u rimor në shqyrtim në Konferencën e Ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe , që u zhvillua në Moskë me 19 deri 30 tetor të vitit 1943. Në Deklaratën mbi Sigurinë e Përgjithshme që u nënshkrua më pas edhe nga Kina, u formulua për herë të parë vendimi mbi krijimin e Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa parimet, struktura dhe funksionet e organizatës u formuluan në Konferencën e Dumbarton Oaks ( lokalitet afër Uashingtonit), që u zhvillua nga 21 gusht deri me 29 shtator të vitit 1944, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe dhe Kinës. Konferenca përpunoi dokumentin e quajtur “…propozime për krijimin e organizatës ndërkombëtare të sigurimit të përgjithshëm”.
Në shkurt 1945 u mbajt Konferenca e Jaltës, në Krime, me pjesëmarrjen e Franklin Ruzvelt, Stalin dhe Churcill. Ajo hodhi bazat politike të të gjitha bisedimeve për paqe pas përfundimit të luftës. Në këtë konferencë u ridiskutua dhe u ra dakord përfundimisht për krijimin e OKB si një organizatë ku mund të bënin pjesë kombe të mëdhenj e të vegjël.
SHBA thirrën Konferencën e San Franciskos, ku do të merrnin pjesë të gjithë shtetet që i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste deri në mars 1944. Konferenca e San Franciskos i zhvilloi punimet e saj nga 25 prilli 1945 deri me 26 qershor të vitit 1945. Ajo pranoi dështimin e Lidhjes së Kombeve për pengimin e Luftës së Dytë Botërore.
Me 26 qershor 1945 u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi me 24 tetor 1945. Kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e OKB-së.

Derniers articles

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Zvicra nuk duket aq e urte, nuk eshte duke ndejur “rehat”. Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicër

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...

Aktakuze e re nga Haga per pesë serbe, ne mesin e tyre edhe krimineli Vojisllav Sheshel

Hage, 27 shtator -Sa na ka arritur nje lajm nga Haga. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga burimet e saja, se...

Gazetari nderkombëtar nga Gjeneva: Albin Kurtin duhet me que n’Hage, me dënuar 20 vjet burg!

Bernë, 27 shtator -Pas aksonit te fundit te kriminelve dhe terroristeve serbe te strehuar ne nje kishe ne Kosovë pasuan mbeshtetjet nga komuniteit nderkombërtar...

Behgjet Pacolli i del në krah Albin Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë

Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri. Ai ka thënë se është...