12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Skandali i fundit Shqiperi: Publikohen lisat e pagave te 700 mije personave, kryesisht të politikajve, biznesmenëve, gazetareve…

Tiranë, 27 dhjetor -Në Shqipëri, jane publikuar lista, nga databaza me të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë: pagat, numra të kartave të identitetit apo targa të automjeteve, po qarkullojnë në rrjetin social WhatsApp. Behet fjalë ketu për nje listë me emra dhe mbiemra prej 637.138 personave, perfshire këtu politikaj, biznesmen, gazetar etj.., njofton nga Tirana korrespondeti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Publikimi i kesaj liste të pagesave mujore, ku paga më e lartë është 700 milion lekë (560.000 CHF) të vjetra dhe më e ulëta 300 mijë (230 CHF) ka nxitur reagime të shumta sociale që dëmtojnë, bizneset të cilat janë motori i ekonomisë së vendit. Me keti lista me te dhe ne knidenciale te mijera emrave, kane dalur ne shesh parate e pista dhe korrupcioni!

Kryeministri Edi Rama nervoz!

Pas ketij skandali analistet dhe mediat bashke me opoziten shqiptare te prire nga Sali Berisha, publikimi i te dhenave personale (konfidenciale) eshte nje akt kriminel i kryer me urdher politik, ku fshihet nje skeme e qarte per blerjen e zgjedhjeve te 25 prillit nga ana e kryeministrit Rama

Prokuroria e Tiranës nis hetim për ID e rrogat

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojten e të dhënave personale, ka deklaruar se nga një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, që dyshohet se është burimi i rrjedhjes së listpagesave, ka konstatuar se ky institucion nuk ka patur standartet e duhura për mbrojtjen e të dhënave personale.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.

Ndërsa ekspertë dhe gazetarë, thonë se prokuroria, e cila ka nisur një hetim për veprën penale “Keqpërdorim i të dhënave personale dhe Shpërdorim detyre”, ka indicie të mjaftueshme, për të hetuar edhe për vepra të tjera penale si ajo e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Ky skandali ne Shqiperi ka shkaktuar jo vetem reagime dhe kriteka te shumta sidomos nga pushtetaret e kryeministrit Edi Rama, por eshte shkaktuar edhe një debat i gjerë ne media pas qarkullimit në rrjetin social WhatsApp (te databazave) qe perdshine afro 700 mijë qytetarëve shqiptar, dhe një me targat e makinave.

Ekspertë ligjorë, të sigurisë kombëtare, analiste dhe gazetarë i thanë korrespondentit në Tirane te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se « zbulimi i pagave dhe të dhënave të tjera personale si ai numrave të kartave të identitetit, përbën skandalin më të madh të të gjitha kohrave në fushën e të dhënave personale në Shqipëri. »

Größter Skandal in Albanien: Massive Datenlecks. Es sind ungefähr 700 Tausend Menschen

Le plus grand scandale en Albanie: Fuite massive de données personnelles. S’agit il environ 700 mille personnes

Derniers articles