0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Psikolog’ja Teuta Cacaj-Sadiku: Pandemia ishte e rrezikshme sa lufta, qe la pasoja sot e kesaj dite në shoqërinë tonë…

Prof. Teuta Cacaj-Sadiku nga Deçani, e cila jeton dhe punon në Prizren është njera ndër psikologet e reja në Kosovë.

Psikologja Teuta Cavaj-Safiku gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, është marrur me aktivitete të ndryshme, ishte prezentuese e programeve dhe manifestimeve të ndryshme për fëmijë, e më pas për të rritur.

Qysh në moshë të re, ajo merrej me shkrime (prozë dhe poezi). Njëkohësisht, kahas mësimeve ajo merrej me aktivitete kulturore, ishte pjesë e trupes teatrale të dramës, koreve, recitaleve dhe valleve popullore e moderne që organizoheshin në Deçan.

Për 5 vite Teuta Cacaj-Sadiku punoi në një radio lokale, ku në fillim kishte emisionin e saj për fëmijë e më pas për të rritur. Ishte aktiviste e zërit të të rinjëve të Deçanit, pjesëmarrëse në disa organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut, pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme vetëdijësuese.

Në gjimnaz është zgjedhur si sekretare e Unionit Rinor të Shkollave të Mesme të Deçanit, për të vazhduar më pas si kryetare e Unionit të Shkollave të Mesme, duke dhënë kontribiutin e saj në ndryshime inovative në të mirë të komunitetit të nxënësve.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Deçan. Studimet bachelor dhe master për Banka Financa dhe Kontabilitet i ka kryer në Prishtinë në Universitetin Ekonomik.

Ka fituar eksperiencë pune në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Prishtinë, në departamentin e Financave, në departamentin e Thesarit dhe në departamentin e Buxhetit. Eksperiencë pune mora edhe në bankën Raiffaisen në degën e Riskut, në departamentin Credit Collection, po ashtu në Prishtinë

Bashkëbiseduesja jonë Prof. Teuta Cacaj-Sadiku në intervistën ekskluzive për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thënë se “pandemia e rrezikshme sa lufta, që la pasoja në shoqërine tonë…Kjo vërehet tek numri i vizitave dhe takimeve të bëra me viktimat që kanë goditur këto dy fenomene shoqërinëtonë.

Prandaj, insititucionet tona duhet të krijojnë kushte më të favorshme, vende pune dhe perspective më të madhe, si masa preventive, që të heq apo së paku të reduktojë pasojat mendore në shoqërinë tonë..”

Eksperiencë pune mora edhe në bankën Raiffaisen në degën e Riskut, në departamentin Credit Collection, po ashtu në Prishtinë

Znj Teuta, fillimisht mund të na thoni disa fjalë rreth profesionit tuaj dhe pse zgjodhët të jeni psikologe?

Psikologia Teuta Cacaj-Sadiku: Dëshira e madhe që kisha për profesionin e Psikologjisë, më shtyu drejt vendimit që të studioja edhe fakultetin e dytë. Fillimisht në kohën kur doja të aplikoja, ishte mbyllur përkohësisht si degë, e më pas me formim të kuadros, u ri-hap. Kështu, përfundova studimet bachelor dhe master edhe në degën Psikologji Shkollore dhe Këshilluese. Gjatë studimeve njoha vetën në shumë diemzione, ndryshova konceptet abstrakte të gjërave, dhe kuptova që çdo gjë është e mundur…

Pas studimeve kam punuar nëpër disa organizata që mirreshin me trajtime individual të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Aktualisht punoj si psikologe e shkollës në gjimnazin “Remzi Ademaj” në Prizren. Si psikologe e shkollës kam instaluar shërbimin psikologjik në shkollë përmes konsultave dhe bashkëpunimit në mes mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe aktereve të tjerë relevant. Vazhdoj të luaj një rol mjaft të madh duke kontribuar në vlerësimin e nevojave akademike dhe socio-emocionale të nxënësve, në zhvillimin e programeve parandaluese dhe intervenuese, duke monitoruar progresin e nxënësve gjatë stadeve të ndryshme përgjatë mësimit. Përmes aktiviteteve të shumta, si psikologe jam mundur të ndikoj nëndërgjegjësimin dhe parandalimin e shumë dukurive negative dhe ngre zërin në përkrahje të edukimit gjithëpërfshirës. Zgjodha këtë profesion duke u bazuar me hallet e të rinjëve dhe të rejave tona që ballfaqohen cdo ditë, duke u përpjekur fort që puna ime si psikologe të ndikoj pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik të shoqërisë sonë.

Meqë jeni psikologe, jemi deshmitarë se në vendet perendimore ka shumë kabinete të psikiatrisë për shkak të problemeve të mëdha në shoqëri, duke filluar me narkotikët, alkoolistet, divorcet e probleme tè natyrave të ndryshme. Po Kosova ballafaqohet me probleme të tilla, besa edhe pa harruar këtu luftën që la pasoja në shoqëri? Qytetarët a kanë aq halle, probleme për të pasur nevojë për ju?

Psikologja Teuta Cacaj-Sadiku: Ashtu si çdo vend që ka nevojë për shërbime psikologjike, edhe vendi ynë, shoqëria jonë, paraqet nevojë të jashtëzakonshme për trajtim psikologjik. Trajtimi psikologjik ashtu si dhe mjekimi, është një tjetër shtyllë thelbësore e trajtimit të rasteve me klient. Psikoterapia është forma më e zakonshme e trajtimit psikologjik. Psikoterapia përfshin dy karakteristika kryesore: bisedimin dhebashkëpunimin.

Ka disa lloje të psikoterapive të vlefshme, që përfshijnë terapinë njohëse të sjelljes, psikoterapinë psikodinamike, këshillimin mbështetës, dhe qasjet bazuar nëndërgjegjësim. Rastet, të cilat i trajtoj janë nga më të ndryshmet: mungesa e vetëbesimit, vetëvlerësimit, mungesa e përqendrimit të vëmendjes, vështirësi në mësimnxënie, vështirësi në përshtatje, probleme me sjellje, mungesa e socializimit, turpi i tepërt, arritje të ulëta, menaxhimi i zemërimit, agresiviteti, sjelljet devijante, trajtimi i përdoruesëve të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike etj.

Kur ishte fjala te lufta, një raport i OKB-së flet se nëKosovë ka pasur mbi njëzet mijë femra kosovare të dhunuara. Keni pas ju ndonje vizite rreth ketyre rasteve. Apo cfarë mund të ndihmoni ju në këtë drejtim, traumat që kanë përjetuar mund t’i kenë ende të fresketa?

Psikologja Teuta Cacaj-Sadiku: Në fakt jam takuar me disa gra që kanë qenë viktimë e dhunës në Kosovë. Historitë e tyre nga sa janë të dhimbshme e të rënda, aq janë edhe të ndryshme. Kanë pësuar ndryshime të mëdha mendore e fizike. Fatkeqësisht asnjëra nuk ka marë trajtim psikologjik, ato kanë përballuar çdo gjë vet. Por, cdo herë kanë gjetur rrugën e rimëkëmbjes, forcës e vullnetit, prandaj trajtimi te një psikolog dhe psikiatër është i domosdoshëm dhe urgjent në këto raste e të tjera të ngjajshme.

Znj Psikologe gjatë dy vitesh jetuam si jetuam me pandeminë. Ka shkaktuar pasoja pandemia në Kosovë, sidomos tek fëmijët në arsim, apo mes qifteve, ku ka pasur dhunë me pasoja deri tek divorcet?

Psikologja Teuta Cacaj-Sadiku: Pandemia globale e shkaktuar nga virusi COVID-19 krijoi njën situatë të paprecedentë me impakt serioz në jetën e individëve. Pandemia e COVID-19 duket se ka pasur impakt negativ psikologjik tek e gjithë popullata. Për shkak të shfaqjes së papritur të virusit, nivelit të lartë të transmetueshmërisë, mungesës së vaksinave apo ilaçeve për të kuruar virusin në muajt e parë, dhe frika ndaj të panjohurës në lidhje me pasojat e virusit, u zhvilluan probleme të ndryshme të shëndetit mendor siç janë: ankthi, depresioni, stresi dhe çrregullime të tjera psikologjike. Gjithashtu, aplikimi i masave strikte për të ulur numrin e infektimeve që çuan te mungesa e lirisë për të lëvizur dhe privimi nga kontaktet me njerëzit e dashur, ndikuan negativisht në shëndetin mendor të njerëzve.

Si psikologe jam munduar shumë që të jap një kontribut përmes seancave konsultative për të ndihmuar rreth menaxhimit të situatës pandemike tek secili person i drejtuar në ruajtjen e shëndetit mendor e fizik.

Për fund një mesazh për festën Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsi. Cfarë mendoni për prespektiven e femrës shqiptare në Kosovë. Jeni e kënaqur në integrimin, në përfshirjen e tyre në insititucionet shoqërore dhe shtetërore?

Psikologja Teuta Cacaj-Sadiku: Kur flitet për arritjen e barazisë gjinore në Kosovë, kryesisht nënkuptohet avancimi i pozitës së gruas në shoqëri, e në veçanti në jetën publike dhe në pozita vendimmarrëse. Shoqëria kosovare vazhdimisht ka bërë përpjekje për arritjen e barazisë gjinore, e në veçanti avancimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe jetën publike.

Pas luftës së fundit në Kosovë, janë rritur përpjekjet jo vetëmpër emancipimin e gruas, por edhe për vlerësimin e kontributit në shoqërinë kosovare dhe për avancimin e pozitës së saj. Njënumër i konsiderueshëm i organizatave të ndryshme, përfshirëedhe organizatat jo-qeveritare të vendit dhe ndërkombëtare, përmes programeve e projekteve të ndryshme kanë kontribuar nëavancimin e pozitës së gruas drejt arritjes së barazisë gjinore.

Ka ndryshime pozitive dhe inovative, por që pozita e gruas në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur integrues. Duhet punuar e besuar fort si shoqëri dhe institucione që gruaja ta ketë pozitën e saj të merituar. Shfrytëzoj mundësin të uroj 8 Marsin – Ditën e Gruas. Në këtë ditë reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati nëntë dekada.

Derniers articles