11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Protestë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Prishtine, 31 gusht -Qytetarë të shumtë, qindra sish (siq raportuan mediat lokale) ne Prishtinë protestuan sot kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” « Edhe sa », qytetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Ata po kërkojnë dënim meriton për të dyshuarit e dhunimit të të miturës. Të njëjtën gjë bën edhe ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Madje u perlyen dhe u fshine pllakatet me mbishkrimin Republika e Kosoves, per cka ky gjest nuk u pelqye dhe u denua nga shume qytetare dhe shume protestuese, duke pasur parasysh se per at mbi shkrim Kosova Republike mijera ushtare te UCK-se luftuan, lane jeten dhe eshtrat ne mal. Madje, ato pa fije turpi fshijnë mbishkrimin Republika e Kosoves, per te cilen Serbia burgosi mbi 500.000 shqiptare!, duke vrare 13.000 shqiptare, 800.000 shqiptare i deboi nga Kosova, 20.000 femra shqiptare (mijera te mitura) i dhunoi seksualisht dhe askush nuk protestoi nga keto gra, sot e 20 vite?!. Sipas gazetes zvicerane policia duhet te arrestohej autoret e ketij skandali qe shakterruan pallken me mbishkrimin: Republika e Kosovës dhe te hetohet se ishin ato shqiptare apo serbe, sepse keto skena jane parë edhe më parë në Gracanice, Leposavic dhe qendra tjera ne Veri te Kosovës!

Protestuesit më pas u ulën në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, para së cilës kishte pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas protestuesve, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit. Prandaj, sipas tyre, rasti i dhunimit të të miturës në Prishtinë nuk është vetëm « një ngjarje e shëmtuar dhe e trisht », por « shpërfaqje e dhunës sistematike që vajzat dhe gratë në Kosovë e përjetojnë në baza ditore ».

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht në Prishtinë. Ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Derniers articles