11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Kryetari i LDK-se Lumir Abdixhiku ne Zvicer ne mesin e mergimtareve me nje mesazh per diasporen

Berne, 7 maj -Lideri i LDK-se Lumir Abdixhiku së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi, u gjenden ne mesin e bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-se, njifton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, do të nis ciklin e tubimeve e takimeve me bashkatdhetarë. Këtë të shtunë, më datë 7 maj 2022, tubimi i parë u mbajt në Zvicër, në Grenchen.

Takimet kanë për qëllim mobilizimin e strukturave tona në mërgatë dhe nxitjen e bashkëbisedimit me bashkatdhetarët tanë që shohin LDK-në si adresë të vetme të artikulimit të drejtë politik. Takimet janë pjesë e debatit të gjithmbarshëm rreth hartimit të Programit Politik të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”, pas Konventës Programore të 29 prillit.

« Sot, takova njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe takova njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Takova burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën. Kryetarit të Degës Ahmet Kosumi e anëtarëve të Kryesisë i urova për angazhimin në shtëpinë tonë të përbashkët. » ka thene Abduxhiku.

Supas kryetarit te LDK-se  ky takim me mergimtaret « ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Për mua, për bashkëpunëtorët e mi, pjesëmarrja këtu ishte nder i veçantë. Takimi me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave është detyrim politik i lidhjes sonë. »

« Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave, e ideve, e kontributit kombëtar – është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë. Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi.. » ka thene ne fund lideri inLDK-se Abdixhiku

Ndersa Armend Zemaj ka thene se « LDK-ja i është përherë mirënjohëse mërgatës për rolin dhe kontributin e saj për zhvillimin e Kosovës. Ky kontribut duhet të vazhdojë deri në ankorimin euroatlantik të Kosovës – për të cilin rrugëtim mërgata ka dhe duhet të ketë rol jetik. »

Derniers articles