-2.1 C
Berne
samedi 11/01/2025

Koalicioni Për Familjen nis garën për zgjedhje: Agjendës që cenon familjen po i vjen fundi. Mori pjesë ish-presidenti i Kosovës Pacolli dhe ambasadori amerikan Walkeri

Prishtinë, 11 jana -Në këtë tubim të Koalicioni Për Familjen marri pjesë kandidatët për deputetë të këtij koalicioni, ndërsa fjalim mbajti edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, parti e cila garon me këtë koalicion. Ai ka thënë ky koalicion është ai që mbron shtyllën kryesore të shoqërisë. Në mesin e mysafirëve është parë edhe ish-ambasadori William Walker, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

« Momenti ka ardhur! Koalicioni Për Familjen nis zyrtarisht fushatën për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për çdo familje!..Bashkohuni me ne në këtë moment historik ku do të prezantojmë vizionin tonë, ekipin fitues dhe rrugën drejt ndryshimit!.. » ka shkruar z.Seiom pacolli qe bart Nr, votues – 129, citon gazeta  Le Canton27.ch

Koalicioni për Familjen e ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim në Prishtinë më 11.01.2025.

I pari kësaj liste, Eman Rrahmani ka thënë se subjektet tjera politike sot janë zbrapsur dhe nuk gxojnë të shtyjnë ligje që cenojnë familjen.

“S’ka prindi 1 e 2, ka nanë, babë, grua, vajzë, djalë. Le ta harroj secili që guxon të ndryshoj familjen shqiptare. Në këtë angazhim politk ju garantoj që asnjëri nuk është bë pjesë e këtij ekipi për të përfitu, secili ka shpreh vullnetin për me mbrojt vlerën e familjes. Agjendës që cenon familjen po i vjen fundi”- u shpreh ai.

Partitë politike në Kosovë, kanё nisur qё moti tё përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pёrmes para-fushatave qё kanё zhvilluar tash e disa muaj.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.

Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 Ambasada dhe 15 Konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Përmes shortit në Zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të ketë numrin 118, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 124, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 131, ndërsa Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore me numër 137.

Nga këto zgjedhje do të vendoset përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Qeveria aktuale e formuar mё 2021 në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

KQZ e ka certifikuar më 04.01.2025 listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës dhe ka bërë të ditur se 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në Zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.

Derniers articles