-2.5 C
Berne
lundi 13/01/2025

Sot ka nisur regjistrimi për votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit në Shqiperi. Do kete surpriza nga vota e mërgimtarëve të dëbuar nga regjmi i Edi Ramës

Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri për të votuar.

Sot është hapi i parë i procesit, me nisje  e regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i vili zgjati deri në 4 mars.

Edhe kjo ndodhë: Spiropali, atyre qe dje i përzuri, sot po ju kërkon votën?!
« Spiropali apel diasporës: Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën.. » eshte ky titulli i mediave ne Shqipëria, qysh ne titull nuk dicka nuk shkon mbare se fjala « apel » nuk eshte ne shqip, por ne frengjishte (qe i bie fton)…
Nejse, nuk eshte aty probelemi edhe aq, mqe jemi meuar me këto, sa sa tek paftyresia e njerezve te Edi Rames, regjimi i te cileve keto dy deceniet e fundit largoli nga vendi mbi 1.400.000 shqiptarë, gati dy fishe (?!) me shume se sa krimineli serb Milosevic qe kishte debuar shqiptare (852.000) nga Kosova.
Dhe tash kjo Spiropali pa fije turpi qohet e fton pa u skuqur diasporën me fjalët « Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën… »
Sa per dieni diaspora e Shqiperise shume pak investon, dergon para ne vend, sidomos ne shtet, sepse atyre ju vidhen ose i kushtezohen për nje biznes (me perqindje) fifti-fifti..Veq kesaj edhe me qesharake eshte ftesa e saj për ta votuar partine e saj qe dje i deboi?!
Kjo i bie sikur dikur Miloshevic t’i ftonte kosovaret ta votonin Partine Socialiste (PS) serb, ose sot sikur Vucic te ftonte shqiptaret e Lugine se Presheves ta votonin PS te cilet i debuan mbi 100.000 sgqipatre ketyre dy decenieve te fundit.
Shqiptaret e diaspores, po, do te votojne ne zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi, ashtu siq bene ne Kosove qe e sollën ndryshimin radikal, por ata e dine me se miri se ke do ta votojne, para fteses se Spiropalit dhe bashkepuntoreve te kapos se narkoshtetit te Edi Ramës

Regjistrimi:

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Kujtojmë se për mbulimin e plotë të kostos së votës është e nevojshme të kryhen ndryshime ligjore, për të cilat duhet edhe konsensusi i opozitës.

Derniers articles