22.3 C
Berne
mardi 23/07/2024

Katër turistë rusë humbën jetën në një hotel në Shqiperi 

Tiranë, 16 tetor -Sot, brenda pak minutash janë gjetur kater viktima ne nje hotel ne Shqipëri. Ështe ky bilanci tragjik i ngjarjes, qe sipas burimve policore ata janë gjetur të asfiksuar në një dhomë saune në një hotel në Qerret të Kavajës, kurse njeri ka kërcyer nga hoteli, njofton nga Tiarana korrespekondenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Raportohet se viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Mediat vendore kane siguruar edhe pamjet nga hotel “Gloria” ku vetëm pak kohë më parë u gjetën te vdekur 4 rusët.

Gazeta zvicaranene në shqip Le Canton27.ch ka mesuar se 4 turistët rusë kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po puno për të zbardhur të plota detajet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur afro mesnatës thuhet nga burimet policore. Eshtë njoftuar ambasada ruse në Tiranë për këtë ngjarje tragjike me 4 turistë rus në Qerret.

Derniers articles