11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Ekskluzive: Një muaj në arrati për 91 kg drogë, arrestohet i famshmi i Dragashit Mexhait Qerimi

 

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj narkodilerin e famshëm të Dragashit, Mexhait Qerimin, njeriu i cili arriti t’i ikë Policisë gjatë aksionit kundër drogës mbrëmjen e 9 shkurtit, ku u kapën 91 kg drogë në fshatin Konushefcë, të Podujevës. Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për të kaluarën kriminal të Qerimit dhe përballje e tij me organet e drejtësisë.

Së bashku me Mexhait Qerimin gjatë ditës se djeshme është kapur edhe një person tjetër, të cilit u janë gjetur edhe 395 gram drogë.

“Dje më, 11.03.2022, hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim e Policisë.

Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për Qerimi dhe të kaluarën e ti kriminale tashmë të njohur për organet e drejtësisë.

Një aksion i Policisë së Kosovës i koduar me emrin “Kamera”, goditi me 9 shkurt grupin kriminal të drogës, duke konfiskuar 91 kg drogë të llojit marihuana në fshatin Konushefcë, të Podujevës.

Sasi e drogës kjo që kap vlerën e 200 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

Derniers articles