11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Tragjedi në Zvicër: Nje kosovare 32-vjeçare vritet nga burri i saj

Bernë, 12 mars -Një burrë ka plagosur për vdekje gruan e tij natën e së premte në St.Gallen, përpara se të denoncohej në polici. Mesohet se autori i krimit është burri i saj 35-vjeçar i cili tashme është i arrestuar. Sipas policisë ende nuk dihet motivi i kësaj vrasje, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policisë kantonale.

 Tre fëmijët që jetonin në ket familje nuk u lënduan asnjeri

Burri, kosovarë, thirri numrin e urgjencës në orën 3:20 të mëngjesit dhe tha se sapo kishte plagosur rëndë gruan e tij,  ka raporuar policia e Saint Gallen të shtunën. Polica ka gjetur burrin në vendin e ngjarjes ku i njejti u arrestua. Viktima, po ashtu kosovare (32) nënë e tre fëmijëve, tashmë kishte vdekur.

Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të tragjedisë. Policia nuk ka thënë se çfarë arme është përdorur, por dihet vetëm që nuk ishte armë zjarri. Tre fëmijët e moshës një e gjysmë deri në 15 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë, kujdeseshin nga familjarët.

Derniers articles