Preshevë, 26 maj -Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga demokratët, do të qëndrojnë sot në Preshevë, ku pritet të takohen me përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, njofton nga Preshvee korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të SHBA-së, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Kjo s’ka se si të mos më rikujtoj kohën e vizitës së parë kongresionale në Kosovë në Maj 1990 në krye me asokohe Kongresistin Lantos dhe DioGuardi!
Takimin e parë e kanë zhvilluar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, me deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e KKSH-se Enkel Rexhepi dhe nënkryetarin e komunës, Ragmi Mustafen.
Çështja e diskriminim të shqiptarëve nga Serbia është diskutuar edhe në Kongresin Amerikan.
Shqiptarët atje ankohen për diskrimin në punësim e pasivzim të adresave.
Serbia ka bllokuar edhe fondet e Qeverisë së Kosovës të ndara për Luginë e Preshevës
Pas përfundimit të vizitës në Luginë të Preshevës kongresitët amerikanë të martëm do të jenë edhe në Kosovë.
Kjo vizitë e kongresmenëve amarikan në Luginen e Preshves (apo ne Sebrine jugore, siq i thone serbet) apo ne Kosovën Lindore (siq i thone shqiptaret) të banuar me shumicë shqiptare, vjen pasi, në fillim të këtij viti, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
