Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK kur pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK kur pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Berisha mbërriti në Prokurorinë e Posaçme me makinën e tij, ndërsa ishte i shoqëruar nga një patrullë policie.
Mbështetësit e tij e pritën para dyerve të SPAK me brohoritma “Berisha, Berisha” dhe ish-kryeministri i përshëndeti me dy gishtat lart.
Në një prononcim për media, Berisha tha se ka mbërritur në SPAK për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në godinën e Prokurorisë së Posaçme.
“Opozita do të fitojë, jam sot këtu për të përfaqësuar shqiptarët, pluralizmin, PD. Jam sot këtu përt të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”, tha Berisha.