Bernë, 3 shkurt -Ngrirja e fondeve amerikane nuk pritet ta pengojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë në një periudhë afatshkurtër. Kjo pasi nga Dhomat e Specializuara i kanë thënë gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se « buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian. » (The KSC and SPO operational costs are paid from the European Union’s CFSP budget) Ndërsa, kontributi i SHBA-së ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit. Mirëpo, avokatë të akredituar nga kjo gjykatë thonë se puna e gjykatës mund të ndikohet në rast se vendimi i Uashingtonit qëndron në fuqi për një kohë të gjatë.
Pas pezullimit të fondeve nga Shtetet e Bashkuara, edhe Zvicra ka vendosur të shkurtojë fondet dhe të reduktojë disa programe për ndihmën e huaj për disa shtete, ku përfshihet edhe Srbia dhe Shqipëria. Ky vendim vjen pasi Parlamenti i Zvicrës ndau më pak fonde për ndihmën e huaj në dhjetor me miratimin e buxhetit, nga sa kishte kërkuar qeveria.
Pas SHBA-ve SHBA edhe Zvicra redukton mbështetjen financiare për Serbinë dhe Shqipërinë
Ne Kosove dhe mediat shqiptar eshte interptuar ne menyre te ndryshme pezullimi i fondacionave nga presidenti amerikan Donal Trump pezullimi i fondeve, disa media shkruajne se do hiqen e disa jo…
Se a ekziston rreziku që gjykata speciale të bllokojë fondet nga Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera evropiane? Nga Gjykata e Hages mendjne ndryshe, zyrtareret e spaciales sot per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kane deklarur se « Shpenzimet operative të KSC dhe SPO paguhen nga buxheti i CFSP i Bashkimit Evropian. SHBA nuk financon kostot operative të KSC dhe SPO (The KSC and SPO operational costs are paid from the European Union’s CFSP budget. The US does not fund the operational costs of the KSC and SPO.)
Në Kosovë dhe më gjerë, flitet për mundësinë që me ardhjen e Trump, presidentit të ri amerikan, ish-udhëheqësit e UÇK-së të lirohen nga paraburgimi në Hagë. Këtë e thotë më shpesh Richard Grennell, një politikan karizmatik. A mund të ndodhë kjo?
« KSK-ja është plotësisht e fokusuar në ofrimin e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura brenda mandatit të saj dhe ne nuk komentojmë zhvillimet politike… » thuhet ne pergjigjen e zyrtareve te spaciales ne Haga për gazeten zvicerane ne shqip Le canton27.ch
Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë franga zvicerane (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga nga plani financiar për 2026 deri në 2028. Kjo lëvizje ndikon në bashkëpunimin dypalësh, ekonomik dhe tematik, si dhe në organizatat shumëpalëshe, sipas një deklarate të publikuar nga autoritetet.
Trump pezullon ndihmën për zhvillim ne Serbi por jo edhe gjykates speciale Trump ngrin ndihmën për zhvillim, duke shqetësuar OJQ-të zvicerane. Pezullimi 90-ditor kërcënon projektet e përbashkëta në Mali, Shqipëri dhe Serbi.
Organizatat kanë frikë nga një ndikim masiv në miliona përfitues. Lajmi i ngrirjes së fondeve nga SHBA për shumë vende të botës mori vëmendje të madhe edhe në Kosovë. Madje, këtij lajmi iu gëzuan fort edhe kundërshtarët e formimit të Gjykatës Speciale, ata që patën kërkuar edhe “zhbërjen” e saj.
Por, megjithatë, ngrirja e fondeve amerikane nuk pritet ta pengojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë në një periudhë afatshkurtër Zvicra u ndikua Vendimi i Trump gjithashtu ka të ngjarë të ketë pasoja në bashkëpunimin zviceran për zhvillim.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) aktualisht janë duke bashkëpunuar në tre projekte: Mali, Shqipëria dhe Serbia. Për këto dy të fundit, Shtetet e Bashkuara po japin një kontribut total prej 16 milionë dollarësh, dy herë më shumë se Zvicra. Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) gjithashtu bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara për projektet e qeverisjes ekonomike.
Këshilli Federal, organi ekzekutiv i Zvicrës, u njoftua për shkurtimet e bashkëpunimit ndërkombëtar të mërkurën. Si rezultat, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të përfundojë programet e saj dypalëshe të zhvillimit me Shqipërinë, por edhe Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të vitit 2028.
Nga viti 2025 deri në vitin 2028 do të ketë gjithashtu shkurtime të gjera për programet dhe organizatat vendore dhe tematike.Lajmi për shkurtimin e fondeve për Shqipërinë, është konfirmuar nga burime zyrtare të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, por ende nuk ka një specifikim se cilët programe financimi do të preken dhe deri në cilën masë.
Zvicra rezulton në fakt një nga donatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në rrugën e saj të reformave. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka nisur që në fillim të viteve ’90. Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO) kanë akorduar 130 milionë franga zvicerane dhe shpërndarja e fondeve midis dy departamenteve ka qenë pothuajse e barabartë. Fushat prioritare kanë qenë mirëqeverisja, punësimi dhe stimulimi i të ardhurave; progresi në drejtësinë sociale, si dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut.
SECO gjithashtu ka pasur në fokus përmirësimin e mjedisit për investime private dhe krijimin e kapaciteteve për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME) në fushat e përzgjedhura në sektorët kyç.
SECO vazhdon gjithashtu të mbështesë zhvillimin e institucioneve private lokale financiare dhe të instrumenteve që ofrojnë mundësi financimi, të cilat plotësojnë më mirë nevojat për SME-të dhe që kontribuojnë në mobilizimin e burimeve në sektorin privat.
Një nga programet e fundit të Qeverisë së Zvicrës me afat deri në 2030 është ai për shërbimet klimatike në Shqipëri. Ndërsa në shtator 2024 Zvicra dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi për financat vendore.