Beat Jans,Minister i Drejtësinë dhe Policisë në Zvicer
Pse atëherë pretendoni se kolegu juaj nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), Guy Parmelin, e refuzon iniciativën që kufizon popullsinë në 10 milionë banorë?
Këshilltari Federal Guy Parmelin me të vërtetë e refuzon këtë iniciativë. Ai e kritikoi atë dhjetorin e kaluar në faqet e « SonntagsZeitung », duke e konsideruar shumë të ngurtë.
Për çfarë e kritikoni SVP-në?
Unë i kam bërë propozime të konsiderueshme SVP-së. Me klauzolën mbrojtëse që negociuam, kemi një mjet efektiv për të frenuar imigracionin. Me strategjinë tonë të azilit, kemi një levë të fortë për të adresuar problemet sektoriale dhe për të zvogëluar numrin e aplikimeve. Do të doja që SVP të ndalonte së refuzuari gjithçka menjëherë. Iniciativa e tyre e përkeqëson situatën: do ta transformonte Zvicrën në një ishull azili.
« Zvicra ka qenë gjithmonë një vend imigracioni, nga Albert Ajnshtajni te Xherdan Shaqiri dhe familja Hayek. Pa imigracionin, Zvicra nuk do të ishte Zvicër, dhe Partia Popullore Zvicerane (SVP/UDC) e di shumë mirë këtë… » ka thne per Blick.ch z.Beat Jans, Minister i Drejtësinë dhe Policisë në Zvicer, citon LeCanton27.ch
