17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Ambasadori zviceran në Kosovë ka një mesazh për diten e zgjedhjeve,14 shkurtin

Bernë/Prishtinë, (Nefail Maliqi) -“Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës.. » ka deklaruar ambasadori zviceran ne Kosovë z.Thomas Kolly ne një bisese për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” dhënë ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë  me rastin e 12-vjetorit te pavarësisë së Kosovës.

  • Z.Ambasador, zgjedhjet në Kosovë jane më 14 shkurt. Cfarë prisni prej tyre? Cili do të ishte mesazhi juaj drejtuar qytetarëve dhe liderëve të Kosovës?

Ambasadori Thomas Kolly: Lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit, ne presim që ato të kryhen në përputhje me legjislacionin ekzistues, si dhe në një mjedis të qetë. Për demokracinë e Kosovës është gjithashtu e rëndësishme që votuesit të shkojnë në qendrat e votimit dhe t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Të dashur bashkatdhetarë, të dashur përfaqësues të diasporës kosovare në Zvicër, unë do të doja t’ju inkurajoja juve, në veçanti anëtarët e brezit të ri, që të mobilizoheni në mënyrë kuptimplote dhe ta ushtroni të drejtën tuaj si qytetar. Unë gjithashtu u bëj thirrje autoriteteve kosovare që t’u përmbahen rreptësisht rregullave që rregullojnë procesin zgjedhor dhe tashmë i nxis deputetët e ardhshëm ta mbështesin në mënyrë aktive procesin e reformës zgjedhore..

I pyetur mbi imazhin e megimtareve ne Zvcër dhe rolin e dispores në Kosovë, ambasadori zviceran z.Thomas Kolly per gazeten zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”  ka thjene se « Zvicra qe një ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Që nga ajo kohë dy vendet tona kanë zhvilluar marrëdhënie shumë të ngushta diplomatike dhe ekonomike dhe përfitojnë nga lidhjet e forta ndërnjerëzore. Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në Zvicër. Në të njëjtën kohë, remitancat nga anëtarët e diasporës kosovare në Zvicër ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së shumë familjeve në Kosovë. Falë këtyre investimeve Zvicra është bërë investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro.”

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...