12.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi me kreun e Ligës Shqiptaro-Amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Ardita Sinani, kryetare e re e Komunës së Preshevës, zgjedhur në zgjedhur katër muaj më parë, bashkë me deputetin popullor dhe kryetarin e PVD, z.Shaip Kamberi, u takuan dhe bashkëbisedua në Prishtinë, me përfaqësuesin e Ligës Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, z.Agim Aliçkaj dhe veprimtarin Shaban Mehmeti, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Simbas një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Ardita Sinani, shkruan se temë kryesore e këtij takimi ishin të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi

“Ishte dakordim i përbashkët që përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme për paqe të qëndrueshme në rajon” shkruan ajo.

Z. Aliçkaj, veprimtari i njohur i komunitetit në emër të kryetarit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, ish kongresistit Joseph Diogardi, u zotua se do të angazhohet për interesat Luginës së Preshevës pranë autoriteteve amerikane, shkruan kryetarja e Preshevës, pas takimit në llogarinë e saj në Fb.

Ndërkohë, anëtari i Bordit të Drejtorve të LQSHA, Agim Aliçkaj, dhe anëtar i Federatës PanShqiptare Vatra, z Agim Aliçkaj, shkruajti në një mesazh në statusin e tij në rrjetin social Facebook, se ishte nder dhe kënaqësi e veçant të takohem me liderët e Kosovës Lindore, z. Shaip Kamberi dhe znj. Ardita Sinani, bashkë me mikun tim, veprimtarin Shaban Mehmeti, nga SHBA: “Liderët e vërtetë, si z.Shaip dhe znj. Ardita Sinani, dallohen për aftësi, edukatë të lartë intelektuale, politike e shoqërore, sinqeritet, guxim të madh, dhe gatishmërinë e tyre, për ta ngjizur atë gjithmonë në interesin tonë kombëtar, para atij personal.”

Ai në shënimin e tij rreth këtij takimi ka sjell në pah , atë që z. Shaip Kamberi, deputet në kuvendin e Serbisë, si përfaqësues i Luginës së Preshevës, është shembull se si duhet “goditur” Serbia, nëpërmjet fjalës së tij, mu në zemër, midis Beogradit, duke ja përplasur të vërtetën në fytyrën prej egërsire mesjetare.

“Lideret politik të Trojeve tona dhe të tjerët të fushave të ndryshme, përfshirë mediat, duhet t’a kuptojnë se Lugina e Preshevës është vija e parë e frontit të konfrontimit me Serbinë dhe duke e mbrojtur atë, ne si shqiptar e mbrojmë edhe Kosovën, Shqiperinë dhe të gjitha Trojet shqiptare”, shprehet veprimtari i njohur nga Amerika, z. Agim Aliçkaj, i cili po ashtu ka dhënë edhe një respekt të pafund për znj. Ardita Sinani dhe z.Shaip Kamberi./Beqir Sina

Derniers articles

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...