11.4 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Ardita Sinani zgjedhet kryetare e re e Preshevës

Preshevë, 10 maj -Në Ditën e Evropës, pas Kosovës sot edhe Presheva ka bere ndryshimin, ku lideret e partive kryesore politike shqiptare kane arritur marrëveshje politike, që hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Ardita Sinani posa eshte zgjedhur (18:45) me shumice votash, për te cilen votuan 22 deputetë pro. Viti 2021 po konisderohet si nje vit i grave te fuqishme shqiptare Kosova me presidente shqiptare, Presheva me presidente shqiptare, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Historike: Në Qeverisjen e pushtetit lokale në komunën e Preshevë asnjë serbë

Liderja nga Lugina Ardita Sinani në Tiranë kerkon kthimin e flamurit shqiptare ne Preshevë | Presheva JonëZgjedhjet u mbajtën më 28 Mars, ku Alternativa për Ndryshimet e kryetarit në ikje të Komunës, z.Shqiprim Arifi, mori më shumë vota (6020) pastaj Partia Demokratike e Shqiptarëve të z.Ragmi Mustafës fitoi 9 vende (4,173 vota) dhe Partia për Veprim Demokratik të Deputetit të Bujanovcit Shaip Kamberi, e udhëhequr nga zb. Ardita Sinani në Preshevë, doli në vendin e tretë me 7 vende.

Ata ndiqen nga Lëvizja e Reformës, e udhëhequr nga Kryetari i i posazgjedhur z.Sami Salihu, me 2.545 vota dhe 5 vende këshilli, koalicioni i partive Serbe, i udhëhequr nga Progresiv Branko Trajkovic, me 1.222 vota dhe 2 vende dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), e cila është në këto zgjedhje mori 441 vota vetem një qender vendvotimi.

Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Sinani në këtë pozitë është zgjedhur me 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Nënkryetar është zgjedhur Ragmi Mustafa, si edhe janë zgjedhur shtatë anëtarë të Këshillit Komunal, në përbërje prej: Selman Sadiku, Rinor Dalipi, Sara Mustafa, Erxhan Ramadani, Latif Afizi, Suejb Musliji, Jashar Sahiti”.

“Pas mbylljes së punimeve të seances konstituive si dhe të zgjedhjes së organeve të Legjislaturës pas një pauze të shkurtër u ftua edhe seanca e rregullt e Kuvendit Komunal me dy pika të rendit të dites, zgjedhjes së kryetarit dhe të organeve të komunës së Preshevës me këto dy pika të rendit të ditës : 1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për kryetar, zëvendës kryetar dhe anëtarëve të Këshillit Komunal; 2.Ndërprerja e mandatit të kryetarit dhe sekretarit të organit të përkohëshëm”.

“Kandidatja për kryetare të komunës znj. Ardita Sinani propozoi për zevendëskryetar z. Ragmi Mustafa, si dhe shtatë anëtaret e Këshillit Komunal, organe këto të qeverisjes së znj. Sinani. Me 22 vota PRO znj. Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunes se Presheves , ndersa kunder ishin 9 vota.Për zëvendëskryetar të komunës me 23 vota PRO dhe 10 kundër zgjidhet z.Ragmi Mustafa”.

Dje në Preshevë u nënshkrua koalicioni për bashkëqeverisje e partive shqiptare.

Me këtë rast, Ardita Sinani, ka thënë se tani më Presheva nuk do të varet nga Beogradi.

“Nga sot, komuna jonë nuk varet nga gishtat e telekomanduara nga Beogradi në Kuvendin e Preshevës. Sot, kjo është fitore e rëndësishme për komunën tonë.Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme”.

“Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme…” thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani për gazeten Le Canton27.ch

Sipas saj “Kjo qeveri e re ne Presheve pas koalicionit te ish-partive opozitare shqiptare ishte vullnet i shumicës se qytetareve shqipare te Lugines, të cilët votuat në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Preshevës, duke e kërkuar në opozitë ish-pushtetin e Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe…”

Kush është kryetarja e re e Preshevës Ardita Sinani ?

Historike, nga sot një grua e drejton Preshevën. Shkon Shqiprim Arifi, vjen Ardita Sinani kryetare e komunës. Ne qarshinë e Presheves tash kane po vazhdon loja me fjalë sikur  “dha dorehqeje” (APN) apo e “shkarkuam” (PVD)

Ardita Sinani, e lindur 15.11.1980 në Preshevë, shkollën fillore e të mesme i përfundoj në vendlindje, Fakultetin ekonomik- dega Menaxhment dhe informatike ka përfunduar në vitin 2003 në Prishtinë.

Ne fillim 2003-2004 ka shërbyer si profesoreshë në gjimnazin në komunën e Bujanocit, pastaj prej 2004 e deri në revokimin e Kryetari Riza Halimit ka qenë pjesë e kabinetit të tij. Në vitin 2006-07 ka shërbyer arsimit, në gjimnazin “Skënderbeu” si profesoreshe e informatikës deri me tani.

Kryetarja e posazgjedhur e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është femra e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të partisë në Luginen e Preshevës. Është e vetmja femër shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin 2016. Ajo është e martuar (Kastriotin) dhe ka dy fëmijë. Ka bashkepunim te mire me Prishtinën dhe Tiranën.

 

Derniers articles

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...