20 C
Berne
dimanche 5/04/2026

Ja si e pritën festën e Pashkëve mbi 20.000 shqiptarë katolikë në Zvicër

Luzern, 5 prill -Ne Zvicer sot jetojne rreth 3 milionë katolikë prej tyre edhe mbi 20 mije shqiptare, keshtu duke përbërë rreth 30 % të popullsisë zvicerane. Shqiptarët katolikë në Zvicër mbrëmë dhe sot kane festojnë Pashkët me ceremoni të organizuara nga Misionet Katolike Shqiptare sine Luzern, Sirnach, Thuragu, etj. Meshen e sivjeme te Pashkeve e udhëheqi misionari don Marjan Demaj (misionar ne Sirnach) dhe don Bledar Huba, udhëheqës i fakulltetit don Bosku ne Gjilan, dhe Marjan Marku, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Mesazhi i pashkëve: Festa përcolli mesazhe shprese, solidariteti dhe dashurie

Ngjarjet si « Udhë e Kryqit » në Einsiedeln bashkojnë mijëra besimtarë për të shënuar ringjalljen e Jezu Krishtit, duke forcuar besimin, solidaritetin dhe traditat shqiptare në diasporë. Misioni Katolik Shqiptar në Luzern të Zvicrës, solemnisht kremtoj Javën e Madhe dhe Ditën e Pashkëve. Edhe pse shumë mërgimtarë kishin marrë rrugë për vendlindje, që bashkë me të afërmit të festojnë Pashkët, shumë të tjerë festuan në disa qendra në Zvicër. Festa përcolli mesazhe shprese, solidariteti dhe dashurie.

Ne si shqipare, si një komb me tre fe, pasuri kjo e jona, sa me afer te jemi njëri tjetrit, si shembll tolerance dhe uniteti, aq me larg do t’i mbajme armiqtë tanë, ka thëne redaktori gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch  

Festa e Pashkëve është një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, dhe lidhet me Ringjalljen e Jezusit Krisht, e cila simbolizon fitoren mbi vdekjen dhe shpresën e jetës së përjetshme. Pashkët nuk kanë një datë fikse, sikur dhe Bajrami tem mulimanët. Ato llogariten sipas kalendarit hënor: festohen të dielën e parë pas hënës së plotë që ndodh pas ekuinoksit të pranverës (zakonisht midis 22 marsit dhe 25 prillit). Kjo do të thotë që data ndryshon çdo vit, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Popullsia zvicerane është rreth 9 lionëmilionë banorë. Në vitet e fundit pjesa e të pafeve ose pa përkatësi fetare ka rritur, dhe tani është një grup shumë i madh (afërsisht 36–37 %). Katolikët sot janë rreth 30–32 % e popullsisë sipas statistikave më të reja, ndërsa në të kaluarën ky proporcion kishte qenë më i lartë.

Rreth 300 000 shqiptarë jetojnë në Zvicër (të gjithë bashkë, pavarësisht fejes apo kombësisë). Kjo përfshin shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria.

  • Një përfaqësi e komunitetit katolik shqiptar në Zvicër ka vlerësuar se ka rreth 23 000 shqiptarë katolikë që marrin pjesë në jetën fetare të misioneve katolike shqiptare.

Historik i shkurtër i Misionit katolik shqiptarë në Zvicër

Shqiptarët emigruan në Zvicër kryesisht rreth viteve 70’ si punëtorë sezonalë. Ata ishin kryefamiljarë të cilët ishin përgjegjës për mirëqenien e familjeve që kishin lënë në vendlindje. Shumica e tyre erdhi me synimin për t’u kthyer në shtëpi pas disa vitesh. Me përkeqësimin e situatës ekonomike, shoqërore e politike të viteve të 90’, ata filluan t’i marrin me vete familjet e tyre. Me këtë rast, bëhet fjalë vecanërisht për besimtarët katolikë nga Kosova, megjithëse ka edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Përveç gjendjes ekonomike për të cilën emigruan, kishte edhe arsye të tjera siç ishte gjendja e para luftës në Kosovë, e cila u përshkallëzua deri në terror dhe përsekutim të popullsisë në Kosovë.

Tashmë në Zvicër jetojnë rreth 20.000 shqiptarë të besimit katolik. Prej tyre rreth 7000 në Misionin e Luzernit. Misioni mbulon pjesën Qendrore të Zvicrës dhe dy bashkësi të vogla besimtarësh në Tessinë dhe Wallis.

Disa vite para themelimit zyrtar të Misionit, P. Hil Kabashi i cili ishte i misionar në Misionin e Stuttgartit, herë pas here kremtonte meshë me shqiptarët në Zvicër.

Misioni Katolik Shqiptar (në formën kishtare) e filloi veprimtarinë me 24 qershor të vitit 1991 në kishën e madhe të shën Gjergjit në Sursee LU. I ndihmuar prej aktivistëve menjëherë bëhet marrëveshja dhe përpilohet programi i meshëve javore një herë në kishat ku pjesmarrja e besimtarëve ishte më e madhe e më vonë u stabilizua edhe programi vjetor.

Dy ishin qendrat e para të njohura edhe gjatë shërbimit ‘volante” të fra Hil Kabashi-t, misionar në Stuttgart: Sursee LU dhe Bazenheid, SG.

Pas më tepër së tetë muaj të veprimtarisë tashmë të njohur, me 1 prill të vitit 1992 nënshkruhet Kontrata e Punës ndërmjet misionarit të parë, don Aleksandër Kola dhe SKAF i kryesuar nga Dr Urs Koppel drejtor kombetar për të huajtë dhe kështu hapet zyrtarisht Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër, me seli në Luzern.

Në fillim, Misioni pati strehimin në ambientet e Misionit Italian në Kriens, ndërsa pas tri viteve zyra e Misionit do të kalojë në Littau. Në vitin 1999 bëhet zavendësimi i misionarit. Në vend të Don Aleksandrit vjen Don Marjan Marku. Pak kohë më vonë me shërbim në Zvicër vjen edhe Don Marjan Demaj, dhe kështu krijohen kushte për themelimin e një Misioni të ri. Ndërkohë në vitin 2003 themelohet Misioni në Sirnach (TG). Pas ardhjes së meshtarit të tretë shqiptar në Zvicër, Don Mikel Sopit, është themeluar Misioni i tretë në vitin 2005 me seli në Aarau.

Përveç meshtarëve, që nga tetori 2001 në Luzern vijnë për shërbim edhe motrat e nderit “Bijat e dashurisë Hyjnore”, pastaj në Sirnach në vitin 2003, dhe që nga viti 2014 motrat françeskane edhe në Aarau.

Derniers articles