Prishtinë, 9 qershor -Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.
Në këtë aksion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda, duke dëshmuar karakterin ndërkombëtar të hetimeve”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të dalin me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar opinionin publik lidhur me rezultatet e aksionit dhe detaje të tjera nga hetimet.
Operacioni vazhdon dhe pritet që më shumë informacione të bëhen publike gjatë orëve në vijim.
