4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Stamboll, Pas anëtarësimit në Interpol të Mikronezisë (sa Lugina e Preshevës), Kosova vitin e ardhshëm e 186-ta?

Stamboll /Interpol, 23 Nëntor -Asambleja e 89-të e Përgjithshme e INTERPOL-it është hapur në Turqi, me delegatët votojnë për pranimin e Shteteve Federative të Mikronezisë si shtetin e 195-të anëtar të Organizatës, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Interpoli behet me nje anetare e re, Mikronezia e 185-ta me banore da Lugina e Presheves ose 15 here me e vogel se Kosova. Prandaj edhe jo rastesisht quhet Mikro (e vogel) nezia.

Në Stamboll te Turqise sot ka nisur punimet Asambleja e Pergjithshme e Interpol-it, pas një decenie, pa Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e 89-të e INTERPOL-it sot ka nisur punimet e veta tre ditore (23 – 25 nëntor) ne Stambll tr Turqisë, ku ka mbledhur së bashku shefat e policisë dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota për të trajtuar çështjet e sigurisë globale.

Stambolli sot ka mbledhur koke me kokë shefat e policisë dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota (194 vende anetare te Interpolit, ketu edhe Shqiperia) për të trajtuar çështjet e sigurisë globale. Ceremonia e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme ka nisur sot në orën 10 të mëngjesit ku ishte e hapur për mediat, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga Stambolli.

Asambleja e 89-të e Përgjithshme e INTERPOL-it është hapur në Turqi, me delegatët që votojnë për pranimin e Shteteve Federative të Mikronezisë si shtetin e 195-të anëtar të Organizatës. Mikronezia (702 km2, gjuha zyratre anlgishtja dhe kater gjuhe tjera: Chuukais, Kosraéen, pohnpéiendhe Yapais) nuk ka me shume se 120.000 banore, po aq sa Lugina e Presheves, apo 15 here me e vogel se Kosova. Per dallim nga Kosova me dy milion banorë, Mikronezia eshte shtet kristian (Roman Catholic 50%, Protestant 47%) njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Shtetet Federative të Mikronezisë (kryeqyteti Palikir) i njohur gjithashtu si Mikronezi, është një shtet federal në jugperëndim të Oqeanit Paqësor Verior. Ndodhet në një pjesë të arkipelagut të Ishujve Caroline dhe përbëhet nga katër shtete që shtrihen në rend nga perëndimi në lindje: Yap, Chuuk, Pohnpei dhe Kosrae.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një video fjalim drejtuar takimit tha: “Është nder të pres Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në këtë qytet ku takohen qytetërimet. “Unë besoj se ky takim do të kontribuojë shumë në sigurinë dhe sigurinë e të gjitha vendeve tona.”, tha Erdogan.

Presidenti i INTERPOL-it, Kim Jong Yang tha se zbatimi i ligjit duhet të vazhdojë të kapërcejë boshllëqet në rritje të shkaktuara nga ndryshimet e shpejta teknologjike.

Duke përshëndetur delegatët, Mehmet Aktaş, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare Turke tha: “Për të mbrojtur të ardhmen tonë, ne duhet të rrisim bashkëpunimin tonë, veçanërisht në luftën kundër krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për drejtimin e përditshëm të selisë së Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it në Lyon, Francë. Sekretari i Përgjithshëm aktual është Jürgen Stock, i cili u zgjodh për herë të parë në 2014 dhe mandati i dytë i të cilit do të përfundojë në 2024.

Kosova megjithate njeren kembe e ka ne Interpoil, ajo eshte de fakto “anetare” e saj! Më parë, Kosova ka aplikuar tri herë për t’u anëtarësuar në INTERPOL, fillimisht në vitin 2010, më pas në vitin 2015 si dhe në vitin 2017 dhe 2018. E tham se punimet e Asamblesë së Pergjithsheme e Interpol-it si vejt po abahen pa Kosoven , pas një decenie sepse cdo here ne keto asamble behej fjale per Kosovës, sidomos rreth (mos) anetarësimit te saj, ku behej “lufte” mes blloqeve, pro dhe kundër, ku Serbet dhe Ruset ishin ne vijen e pare te frontit, me propagandën e tyre kunder anetaresimit te Kosovës. Ndersa delegacionet kosovare me nje lobim te zbehtë, mabanin “ymyz” tek SHBA-të siq ngjau vititn 2018 ne Dubai. Keshtu u tha  ne Prishtine nga Qeverite e kaluara të Kosovës, te prira here nga Hashim Thaci e here nga Isa Mustafa.

Por, zyratet e Inrerpolit i kishin deklaruar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se për msonaetrsimin e Kosovës nuk kishte faj as Amerika e as policia e Kosoves, por korrupcioni, krim i organizuar dhe vrasjet e pazbuluar në rajon nga qeverite e saj keto 20-vitet e fundit.

Ish-ministri i PJ z.Glauk Konjufca ne dhejtorin e vitit te kaluar kishte pohuar se Kosova sivjet është më mirë të mos aplikojë në Interpol, cka ashtu edhe ndodhi. “Kosova nuk do të aplikojë për INTERPOL sivjet, meqë gjasat janë për dështim sepse ne Kosove ka ende shume pune ne lufdten kunder korrupcion dhe krim te organizuar..” kishte deklaruar z.Konjufca per gazeten zvicerane ne shqip le Canton27.ch Hera e fundit kur Kosova ka aplikuar për INTERPOL ishte në vitin 2018 ne Dubai, kur nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme.

Kujtojmë se me 21 nëntor te vitti 2018 në votimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai, Kosova ka marrë 51 vota kundër, 68 për dhe 16 abstenime.

Sipas gazetës zvicerane ne shqip le Canton27.ch “Kosova megjithate njërën këmbë e ka ne Interpol, dhe ajo eshte de fakto “anetare” e saj si “Third parties”. E tham se eshte “Third parties” sepse ne cdo aksion kunder kunder kontrabandes eshte pjesemarrese aktive edhe Kosova ku Interpol falenderon (duke e konsideruar si pale te trete) angazhimin e policse se saj duke e konsideruar si partnere ne luften e perbashket me vendet tjera anetare te kesaj organizate boterore policore, kunder krimit te organizuar.

Derniers articles