3.6 C
Berne
samedi 9/12/2023

Zvicra – Kosova 1:1 Xhaka dhe Shaqiri i sigurojne biletën Zvicres për në Kampionatin Evropian!

Bazel, 18 Nentor -Kosova e pashpresë! Dardanët me gjithë barazimin humbin shpresat për vend të dytë.

Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me Zvicrën festojnë, sigurojnë biletën për në Kampionatin Evropian!

Një atmosferë drithërues në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel, mbi 30 mijë shikues, u kënaqën me lojën që treguan në fushë për gjatë 90 minutave.

Zvicra – Kosova 1:1

Stadiumi « St. Jakob – Park » në Basel.
Shikues: 30.000.
Gjyqtar: A. Nobre (Portugalia)..
Shënues: Vargas (47′) – Hyseni (82′).
Kartona të verdhë: Xhaka, Zakaria – Bytyqi, Rashani.
Zvicra – Kosova Zvicra: Sommer, Comert, Akanji (Ugrinic 84′), Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler (Aebischer 66′), Shaqiri (Steffen 84′), Okafor (Amdouni 75′) dhe Vargas (Ndoye 75′).
Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, I. Krasniqi, Hadërgjona (Hyseni 73′)j, Zyba (Harizi 87′), Vojvoda, B. Berisha (Korenica 66′), Bytyqi (L. Kastrati 46′), Muslija dhe Rashani (Zeqiri 46′).

Shumë shqiptarë në stadium me flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë, krijuan atmosferë brilante.

Në minutën 27-të, Xherdan Shaqiri kërcënon portën tonë. Shaqiri me goditje dinake por për fat të mirë e plogësht dhe Bekaj e kapi pa problem.

Në minutën e 38-të, Zymer Bytyqi brenda 16-shit, godet me kokë por për fat të Zvicrës topi shkoi përskaj shtyllës së majtë, veçse portieri Sommer ishte i mposhtur!

Mbrojtja e Kosovës e përgjumur, ndërsa Ruben Vargas me kokë nga afërsia ka realizuar për 1:0 në minutën e 47-të.

Muslija në minutën e 57-të humb një rast ideal, duke gjuajtur mbi portë.

Në minutën e 72-të, Zakaria bëri sllallom të vërtet por Ilir Krasniqi e hoqi topin duke shpëtuar gol të sigurt.

Në minutën e 75-të, Florent Muslija nga rreth 20 metra, në pozitë si anash, goditi bukur por për pak centimetra jashtë portës zvicerane.

Në minutën e 82-të, debutuesi Muhamet Hyseni me goditje të fortë e përtokë e në shtyllën e djathtë ka shënuar, topi preku shtyllën e djathtë e futet në rrjetë, 1:1.

Hyseni futet në lojë në minutën e 73-të e shënoi pas asistimit të Mërgim Vojvodës.

Kosova kthehet me pikë të madhe nga Baseli.

Rumania kryeson me 19 pikë, pasojnë Zvicra me 17, Izraeli me 12, Kosova 11, Bjellorusia 9 e Andorra 2 pikë.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...