3.6 C
Berne
samedi 9/12/2023

Kurti do kerkoj anetaresimin e Kosovës ne NATO gjate vizite se sotme te Jens Stoltenberg ne Prishtinë, deshmi kjo e marëdhenieve të mira mes Aleances dhe Kosovës

Nga data 19 deri më 22 nëntor 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. shefi NATO-s Stoltenberg do te gjendet në Kosovë  ku do të ketë diskutime me predienten Vjosa Osmani dhe kreministrin  Albin Kurti, kane njftuar burimet nga zyra sekretarit të përgjithshem te NATO-s gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Kryemininistri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që vizita Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, dëshmon për angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.

Nga dje (më 19 nëntor) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po zhvillon nje vizite-trune disa vendeve evropiane duke filluar me Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të ketë një darkë pune me anëtarët e Presidencës. Kurse sot shefi NATO-s Stoltenberg do te gjendet në Kosovë  ku do të ketë diskutime me predienten Vjosa Osmani dhe kreministrin  Albin Kurti.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Kurti thotë se edhe Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht po ekspozon synimin e Rusisë për të provokuar konflikt në Ballkanin Perëndimor, shkruan Le Canton27.ch

“Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është Sti sigurojë Kosovës statutin e kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.

Të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, znj. Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.
Më vonë atë ditë, z. Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, z. Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, z. Zoran Milanovic; Kryeministri i Malit të Zi, z. Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, z. Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...