10.4 C
Berne
mardi 14/05/2024

Ueli Leuenberger: Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Parlamentin zviceran në Bernë

Gjenevë, 4 tetor -Zgjedhjet federale 2023Parlamenti zviceran do të rinovohet plotësisht më 22 tetor 2023. Në këto zgjedhje janë edhe 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Prtalamentin zvicderan (Këshillin Kombëtar) Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje. Dite me apre gajte qnderimit ne kyreqytetin helvetik kyremnistri ashiptar i Kosoves ka takuar kandidatet shiqptare. Ai i ka uruar të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Ambasdadori » i shqiptareve ne Zvicër Ueli Leuenbeger gazetarit te Le Canton27.ch : Unë e kam mbështetur që në fillim Albin Kurtin!..

Lidhur me zgjedhjet e 22 tetorit, se cfare pret nga to dhe per kandidatet shqiptare për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka folur z.Ueli Leuneberger, baba dhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar ne Gjenevë (UPSH/UPA) qe dikur ishte deputete nga Gjeneva (gjelbertve) ne Parlamentin zviceran.  Z. Luenberger sot kryetar i AVIVO (shoqata për mbrojtjen e pensionistëve) pas znj.Micheline Calmy-Rey eshte nder kontribuesit me te medhenj për Kosovëne dhe shqiptaret ne ballkan. Prandaj nuk thuhet kot se ai eshte ambasador i shqiptareve në Zvicër i cili ndihmoi shume ne integrimin dhe sensbilizimin e tyre. Ai ka takuar presidenten e Kosoves Vjosa Osmanin dhe krymenistrin Albnin Kurti. Leuenberger, njekohesisht vazhdin te jete edhe referencë e rëndësishme informimi edhe për zviceranët

  • Më 22 tetor do të zhvillohen zgjedhjet për Këshillin e Shtetit në Zvicër.Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Leuenberger: Shpresoj që forcat politike që luftojnë vërtetë për drejtësi sociale dhe drejtësi klimatike të jenë më të shumta në të dyja dhomat.

  • Në këto zgjedhje marrin pjesë 30 kandidatë nga të gjitha partitë nga 26 kantone. Mendoni se do të fitojë një kandidat shqiptar?

Leuenberger: Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Bernë. Por ju lutem jo një UDC!

Leunbeger: E pabesueshme dhe e trishtueshme nesë kosovarët do te gjendeshin si kandidatë në listat e UDC-së

  • Si zakonisht, UDC po bën fushatë në kurrizin e shqiptarëve, duke i konsideruar si “dele të zeza”, komenti juaj?

Leuenberger: Ajo që është e tmerrshme është se ata vazhdojnë fushatën e urrejtjes kundër emigrantëve, pra edhe shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë duan që shqiptarët me kombësi zvicerane të votojnë për ta.Është gjithashtu e pabesueshme dhe e trishtueshme që kosovarët gjenden si kandidatë në listat e UDC-së.

  • Si e vlerësoni vizitën e Albin Kurtit në Zvicër, veçanërisht takimet e tij me deputetë dhe deputetë të PS-së në prag të zgjedhjeve?

Leuenberger:  Partia e Albin Kurtit dhe PS kanë marrëdhënie të mira mes tyre. Por kosovarët zviceranë duhet të kujtojnë se nuk është vetëm PS që i ka mbështetur dhe i mbështet. Shumë të Gjelbër, si unë, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të rëndësishëm të çështjes shqiptare. Unë e kam mbështetur që në fillim.

Derniers articles