20.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Shqiptarët në Zvicër dhe diasporë kërkojnë nga Qeveria të shtyejnë edhe për një javë regjistrimin e popullsisë. Ja pse serbët po e bojkotojnë ket proces edhe në perendim

Bernë, 13 maj -Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka dhënë detaje e reja për regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Ndërkohë që procesi është duke vazhduar edhe këtë javë, i njëjti pritet të përfundojë më 17 maj. Deri sot janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë.. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch vetëm nga vendet e BE-së deri tash jane regjistruar mbi 400 mijë kosovarë. Nga Zvicra jane regjistruar mbi 120 mije kosovare, kurse nga Gjermania mbi 200 mije.

Duke kuptuar vlerën e regjistrimit te popullsisë ne Republiken e Kosovës Pjesëmarrja (regjistrimi) në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është obligim për qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, autoritetet kosovare ne Zvicer dhe jashta vendit ftojne qytetaret tane të mos e neglizhojne kete procces, si obligim qytetarë ndaj shtetit!.

Keshtu një apel të tillë e ka dhënë sot përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch edhe bashkeshortja e komandantit te UCK-së, heroit tonë kombëtar Agim Ramadani, znj. Shukrije Ramadani e cila fton diasporën shqiptare të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, sipas së cilës, ky akt nuk është vetëm obligim, por edhe nder dhe mision kombëtar!

Sipas ketij mediumi zviceran serbet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër dhe perendim po e bojkotojnë, nuk po regjistrohen qëllimisht, jo vetëm pse duan ta paraqesin Kosovën e vogël, por edhe ta akuzojne Qeverinë e Kosovës, se i « paska perzënë » shqiptaret, megjithse jemi deshmitarë se largimi nga Kosova ka filluar qe 20 vite!..Veq kesaj ka raste kur serbet në Zvicer dhe vendet tjera te BE-së kane refuzuar lejeqëndrimin e ktyre vendeve evropiane ku ne dokument e tyre të identifikmit ka shkruar Republika e Kosovës.

Sikur ne shqiptaret e Presheves ende në Serbi, dolën dhe u regjistruam dhe i tregu Beogradit se sa shqiptare janë. Edhe ju ne Kosovë dhe diaspare kosovaret duhet të regjistrohen dhe t’i t’i tregojmë Evropës dhe botes se sa janë!..
Ne kontakt me disa perfaqesues te partive politike dhe shoqata kosovare në Zvicër dhe perendim, diaspora shqiptare kërkon nga Qeveria e Kosovës ta shtyejne regjistrimin e popullsisë se paku edhe për një javë!
Mos harroni ket: Te regjistrohesh si qytetare i Republikës se Kosovës nuk eshte vetem obligim por edhe mison kombëtar!, ka shkruar ne vazhdim gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Pjesëmarrja (regjistrimi) në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është obligim për qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, ndaj mos e neglizhoni, kryeni obligimin tuaj si qytetarë ndaj shtetit! Regjistrimi i popullsisë ka filkuar me 5 prill qe do te zgjas deri me 17 maj 2024!
Pra, qytetare te dneruar kane mbetur vetem edhe kater ditë, pra nxituni, kryene obligimin e juaj si qytetar, regjistrohun, te jeni pjesë, banorë i Republikes se Kosovës!

Derniers articles