19 C
Berne
lundi 22/07/2024

Zvicra mobilizohet per dimer. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të blejnë qirinj se do te ket nderprerje te rrymes

Qytetarët e Zvicrës duhet të mendojnë që të kenë qirinj në shtëpi në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike disa orëshe, thotë shefi i rregullatorit të energjisë ELCOM Werner Luginbühl për “Neue Zürcher Zeitung”, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Në Zvicër që nga vjeshta po përgatiten për kaos lidhur me rrymën, ndaj qytetarëve u thuhet se në dimër duhet të presin, në rastin më të keq, ndërprerje të rrymës. “Unë ju këshilloj që të keni mjaft qirinj në shtëpi. Kush ka sobë me dru duhet të ketë mjaftueshëm dru”, tha ai.

Ai ka theksuar se politika paralajmëruese e “Elcom” nuk është marrë seriozisht në vitet e kaluara.

Nëse ka mungesë energjie, autoritetet zvicerane kanë përgatitur masa, si reduktimi i ndriçimit rrugor, fikja e ndriçimit të vitrinave, si dhe reklamat me ndriçim.

Gjithashtu është duke u konsideruar vendosja e ndalimit të përdorimit të pajisjeve të borës, si dhe shitja e ngrohësve elektrike

Derniers articles