Solothurn, 6 mars -Nje burr raportohet se kreu vetëvrasje pasi plagosi një grua në Gerlafingen (SO). Gruaja eshte plagosur rëndë nga një burrë u gjet i vdekur në Gerlafingen, në kantonin Solothurn. Policia po favorizon teorinë se sulmuesi i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Nga hetimet rezulton se dy personat njiheshin me njëri-tjetrin, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve te policise kantonale.
Sipas te dhenave fillstare gruaja dhe burri njiheshin me njëri-tjetrin. Gazeta zviceraner ne shqip LeCanton27.ch ka mesuar se gruaja (41) eshte serbe, kurse i vetvrari eshte kosovar.
Mesohet se pak pas orës 6:35 të mëngjesit të së hënës, policia kantonale e Solothurnit mori njoftime se një burrë kishte plagosur rëndë një grua në një ndërtesë në Gerlafingen dhe më pas kishte kryer vetëvrasje. Policia kantonale tha të martën, kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjeti një grua të plagosur dhe një burrë të vdekur.
Gruja e lenduar u dërgua me helikopter në spital në gjendje kritike për jetën.