Lausanne, 20 tetor -Këtë 19 tetor, u mbushën plot 17 vite nga lumturimi i Nënë Terezës, një datë historike për të gjithë shqiptarët.
Me këtë rast, Ambasada e Republikes se Shqiperisë në Bernë organizoi ditën e djeshme një ceremoni homazhesh tek busti i Shenjtores sonë, në Lozanë.

Ambasada falenderon gjithë pjesëmarrësit, që ndonëse nga treva të ndryshme dhe distanca të largëta gjeografike, u bënë bashkë rreth kësaj figure madhështore, një prej simboleve tona kombëtare që na dëshmon se sa i madh dhe njeridashës është shpirti njerëzor shqiptar.
