8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Ndryshimet e shpeshta të politikës fiskale trembin investitorët e huaj!

Silvana BEGAJ

(Një Lek i marrë nga një i pasur shkakton më pak dëm sesa një Lek i marrë nga një i varfër)

Letër e hapur:
Drejtuar Qeverisë në pushtet!
Drejtuar Qeverisë që mund të vi në pushtet!
Drejtuar Qytetarëve të Shqipërisë!

Shqipëria përfundimisht ka vendosur të vazhdojë në tranzicion. Stabiliteti do qëndroj akoma shumë larg nga ne. Premtimet elektorale që të duken si parajsë gjatë zgjedhjeve, ua shikon anën e errët sapo vinë në pushtet. Heqin një taksë për të shtuar 7 të tjera. Ashtu pak nga pak marrin shumë e më shumë nga taksa që hoqën.

Para mandatit të partisë në pushtet kishim një sistem tjetër taksues, pra taksën e sheshtë, e ndryshuar kjo në taksën progresive nga partia në pushtet, dhe me premtime nga partia e dytë më e madhe në vend që do të rikthej taksën e sheshtë. E thënë ndryshe secili flet për shtetin sikur është shtëpia e tij. Shtëpia ime rregullat e mia.

Gjykata nuk kemi, renditemi me korrupsion të lartë, dhe pikërisht ndryshimi cdo 8 vjet i politikës fiskale duhet që investitorët të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur nga ne. Ne tentojmë të kemi planifikime afatshkurtra, sot për nesër, duke mos dhënë siguri në biznes apo investime.

Nje prej premtimeve ishte dhe “zhdukja e Inspektoriatit tatimor” duke e konsideruar si burim korrupsioni. Kjo është si të pranosh që je i paaftë si shtet të kontrollosh korrupsionin në nivele të tilla. Është e vërtetë. Inspektorët tatimor korruptohen nën dorë ose sulmojnë bizneset që nuk janë pjesë e partisë në pushtet. Por ai është një institucion shtetëror dhe sic do institucion ai duhet të funksionoj si rregullator. Nëse duan të heqin institucionet e korruptuara, unë do të sugjeroja të hiqnin cdo institucion nga themelet, madje dhe vetë shtetin duke krijuar një shtet me institucione të ndershme. Por, që të ulet niveli korrupsionit ka mënyra e mënyra. Si fillim të rriten penalitetet për të korruptuarit,të fusin në punë një që ka merita dhe jo militantët etj.

Premtimi më premtues është taksa e sheshtë në nivelin 9%. Taksa e sheshtë konsiderohet si taksa e favorizimit të të pasurve duke rritur pabarazinë. Në një vend si Shqipëria e cila është në një fazë që i duhen investime në infrastrukturë, investime në edukim, investime në shëndetësi, ka një sistem të sigurimeve shoqërore tërësisht shtetëror, taksa progresive bëhet e domosdoshme për të synuar një buxhet të balancuar.

Sipas Fieldhouse është provuar se ndikimi i uljes së taksës më të lartë marxhinale mbi rritjen ekonomike dhe faktorëve të saj si oferta e punës, kursimi, investimi dhe produktiviteti, është statistikisht jo-sinjifikant.
E thënë ndryshe të gjithë premtojnë për ulje taksash gjatë premtimeve elektorale ku me një gjuhë komplekse tregojnë se shqiptarët do paguajnë më pak askush nuk foli për buxhetin e shtetit. Si do mbyllet ajo gropë në buxhet e cila sa vjen dhe thellohet?

Unë,do të sugjeroja dicka më të thjeshtë:
Nëse doni të ndihmoni dhe përkrahni SME atëherë zhvilloni programe ndihmuese si psh: Viti i parë i një biznesi të ri mos të paguaj taksa. Të ketë një fond për hapjen e bizneseve nga të rinjtë me ide inovative dhe që paraqesin një plan të mirëfilltë biznesi,etj.

Parajsa fiskale nuk ekziston dhe aq më pak në një shtet me aq borxhe dhe mangësi të shërbimeve dhe të mirave publike që kemi ne.

Luftoni korrupsionin, ofroni paketa lehtësuese dhe siguri për investitorët e huaj dhe përkrahni SME-t dhe mos lini në harresë sistemin e sigurimit social nëse duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian dhe duam të kemi një shtresë të mesme, kaq të munguar e kaq të nevojshme.

Derniers articles