2.6 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Swisscoy dhe COVID-19. Nga 500 ushtarë zviceranë në Kosovëm, rreth 50 ushtarë me pozitivë

Prishtinë, 26 mars -Në Kosovë, situata pandemike është gjithashtu dramatike dhe jashtëzakonisht e rrezikshme, me më shumë se 80,000 të infektuar dhe me gati 1,800 viktima, ku vetëm sot kishte një rekord, me 14 të vdekur?! shifra keto që për Kosovën e vogël padyshim se janë shumë. Pandemia ne Kosove ka prekur edhe ushtaret e Siuwsscoy-it.  Gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” e interesuar për situatën e COVID-19 në mesin e ushtarëve zviceranë në Kosovë, ka kontaktuar zyrtare nga armata helvetike.

Brenda kontingjentit Zviceran-Swisscoy ne Kosovë, 495 ushtare deri me tash kishim testuar 10 % apo rreth 50 ushtarë pozitivë nga virusi. Këta pjesëtarë të ushtrisë nuk kishin simptoma ose simptoma të lehta. Ata ishin të izoluar në vend dhe mbikëqyren e mjdkëve zviceran të SWISSCOY-it. Aktualisht, 7 ushtarë zviceranë janë në izolim dhe mbikëqyren nga mjekët zviceranë. Ata kanë pak ose aspak simptoma… » (“Parmi les 495 soldats de la SWISSCOY (sur 3 contingents depuis le changement de contingent en octobre 2019), environ 10% ont été testés positifs depuis le début de la pandémie. Comme mentionné ci-dessus, 7 personnes sont actuellement en isolation), ka deklaruar sot për gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” z.Daniel Seckler, shef për komunikim nga Swissint.

COVID-19 dhe masat mbrojtëse shoqëruese duhet të merren gjithmonë parasysh dhe respektohen në punën e përditshme, gjë që anëtarët e SWISSCOY bëjnë gjithashtu në mënyrë që të parandalojnë infeksionet dhe transmetimin. Ashtu si me popullatën civile, rastet mund të ndodhin akoma. Aktualisht, 7 ushtarë zviceranë janë në izolim dhe mbikëqyren nga mjekët zviceranë. Ata kanë pak ose aspak simptoma.

SWISSCOY vitin e ardhshem dop te rris numrin e ushtareve ne Kosovë, në 190 ushtarë. Misioni i tyre paqësor vazhdon deri në fund të dhjetorit të vitit 2023

Ndersa, rreth rolit të ushtareve zviceran ne rajonin e prekur me COVID-19 z.Seckler ne vazhdim ka deklaruar se “SWISSCOY mbështet, për shembull, me ekipet monitoruese (LMT) përpjekjet e misionit ndërkombëtar për shpërndarjen e materialit të organizuar nga KFOR, të tilla si doreza ose maska, në popullsi (“La SWISSCOY soutient, par exemple, avec les équipes de monitoring (LMT) les efforts de la mission internationale pour distribuer le matériel organisé par la KFOR, comme des gants ou des masques, parmi la population.“) ka thënë z.Seckler, duke shtuar se “masat e higjienës zbatohen edhe për anëtarët e SWISSCOY, të tilla si larja e rregullt e duarve, mbajtja e maskës higjienike dhe respektimi i distancave, në mënyrë që SWISSCOY të vazhdojë të kryejë detyrat e tij. përkundër situatës aktuale. Përveç kësaj, ushtarët testohen për virusin para se të udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë…”

Ne fund, do përkujtuar se aktualisht ne Kosovë sherbejne 165 ushtarë në kontigjentin 43 të SWISSCOY. Nga Prilli i vitit 2021, SWISSCOY do të rritet në 190 ushtarë. Trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të qëndrojnë në Kosovë edhe për tre vjet tjera, deri në fund të dhjetorit të vitit 2023

Derniers articles