Berne, 23 shkurt -Shkolla shqipe, dite e sa vi po zgjerohet ne Zvicer, bashke me ta edhe numri i nxenesve shqiptare. Keshut në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare “Shkolla Shqipe në Zvicër” edhe pse me masa të kufizuara për shkak të Pandemisë ka çelur Shkollën shqipe në Domat/Ems, të Kantonit të Grabünden-it, njfton gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch
Janë 29 nxënësit e shkollës shqipe, të cilët filluan mësimin në datën 22 shkurt 2021 në këtë shkollë me tekstet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, por që u siguruan nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bernë. Mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Lidhur me mesimin dhe zgjerimin e « shkollave shqipe » ne Zvicer ka folur diteve te fundit edhe ambasadori shqiptar ne Bern z.Ilir Gjoni sipas te cilit ky proces mesimor eshte ne rruge te mbarë.
“Prej mbi 10 vitesh, ndjekin kurset e organizuara të shkollës shqipe 1500-1700 syresh në Zvicër. Falë bashkepunimit te mire mes Qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosovës, natyrisht edhe angazhimit te mesuesve dhe vullentit te prinderve tanë “Shkolla Shqipe” sot ne Zvicer mund te themi lirisht se ka dhënë një impuls të ri pjesëmarrjes së fëmijëve të diasporë shqiptare në kurset e gjuhës shqipe dhe ka mundur të hapë rreth 45 shkolla të reja me afërsisht 700 nxënës. Por megjithate ka vend te behet edhe me shume ne keted drejtim..” ka thenë ambasadori shqiptar z.Gjoni per gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch.