Prishtinë/Bazel – Kosova dhe Zvicra kanë forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe në rikthimin e pasurive të konfiskuara me origjinë kriminale.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje në Zvicër, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për gjurmimin, identifikimin dhe rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme që i përkasin Republikës së Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, marrëveshja është nënshkruar në formë elektronike edhe nga Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje, Elizabeth Andersen, si dhe Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (ICAR), Iker Lekuona.
Iker Lekuona est un spécialiste de la gouvernance et de la lutte contre la corruption. Il occupe actuellement le poste de directeur de l’International Centre for Asset Recovery (ICAR) au sein du Basel Institute on Governance, basé à Bâle, en Suisse.
Një rast konkret i bashkëpunimit mes dy vendeve është dokumentuar nga Zyra Federale e Drejtësisë e Zvicrës. Sipas raportit zyrtar zviceran për vitin 2024, autoritetet zvicerane kishin urdhëruar konfiskimin e pasurive të ndodhura në Kosovë në kuadër të një rasti që lidhej me trafik ndërkombëtar droge dhe krim të organizuar. Falë procedurave të ndihmës juridike, këto pasuri u kthyen në Zvicër, ndërsa bashkëpunimi i autoriteteve të Kosovës ishte thelbësor për mundësimin e konfiskimit të tyre.
Pas negociatave mes dy vendeve, më 19 shkurt 2024 u nënshkrua marrëveshja e parë për ndarjen e pasurive të konfiskuara mes Zvicrës dhe Kosovës. Raporti zviceran sqaron se, si rregull i përgjithshëm, pasuritë e konfiskuara në raste të tilla ndahen në mënyrë të barabartë mes Zvicrës dhe shtetit tjetër të përfshirë.
Ky mekanizëm është pjesë e sistemit zviceran për asset sharing, i cili synon që pasuritë e përfituara nga aktivitetet kriminale të mos mbeten jashtë kontrollit të shteteve dhe që vendet që kanë bashkëpunuar në konfiskimin e tyre të mund të marrin pjesën përkatëse.
Për Kosovën, ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm, pasi një pjesë e pasurive të lidhura me veprimtari kriminale mund të jenë të vendosura jashtë territorit të vendit.
Bashkëpunimi juridik Kosovë–Zvicër bazohet edhe në Traktatin për ndihmë juridike në çështjet penale, të nënshkruar më 5 prill 2022, me të cilin të dy vendet synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Për shqiptarët në Zvicër dhe për komunitetin kosovar, kjo histori ka një rëndësi të veçantë.
Instituti i Bazelit ndodhet pikërisht në Zvicër dhe është një nga institucionet ndërkombëtare të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe rikuperimin e pasurive. Ndërkohë, vetë autoritetet zvicerane kanë dokumentuar tashmë një rast konkret Kosovë–Zvicër të ndarjes së pasurive të konfiskuara.
Rasti i dokumentuar nga Zvicra tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk mbetet vetëm në nivel të marrëveshjeve, por mund të çojë edhe në konfiskim dhe ndarje konkrete të pasurive të lidhura me krimin.
Një shifër e dokumentuar nga Komisioni Evropian tregon se në vitin 2023, institucionet e Kosovës konfiskuan pasuri me vlerë rreth 23.59 milionë euro. Por kjo shifër nuk përfaqëson pasuritë jashtë vendit.
Ajo tregon vlerën e pasurive të konfiskuara në kuadër të rasteve të trajtuara nga institucionet e Kosovës. Pikërisht këtu qëndron pyetja tjetër:
Nëse vetëm brenda Kosovës janë konfiskuar mbi 23 milionë euro në një vit, sa është vlera e pasurive që mund të jenë transferuar jashtë vendit?
