Prishtinë, 21 qershor -Ministri i Infrastrukturës e Qeverise se Republikes së Kosovës ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira ne drejtim te Zvicres dhe anasjelltas, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ministri i Infrastrukturës Libur Aliu ka njoftuar sot se nga 24 qershori do të fillojnë flutirimet në destinaconet Prishtinë-Basel, Prishtinë- Gjenevë dhe anasjelltas.
Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ky lajm është mirëpritur nga ana e bashkatdhetarëve ne Zvicer dhe qytetarëve ne Kosovës, me arstin e hapjes së fluturimeve të reja nga Prishtina drejt Zvicres dhe ananjelltas, një, për shkak sezonit veror-te pushimeve dhe dy, për shkak shtimit te numrit te udhetareve ne drejtim te Zvicres pas liberelizimit te vizave.
Keshtu me 24 Qershor Kosova fillon me fluturimet në destinacionet: Prishtinë-Zurich dhe Prishtinë-Basel dhe anasjelltas. Kurs eme 3 Korrik, Prishtinë-Gjenevë dhe anasjelltas.
Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregull të flutrimeve, e në veçanti çmime më të lira e më të volitshme.
Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjindet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmisimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve.
Kosova tashmë ka realizuar zgjerimin e rrjetit të rrugëve ajrore ndërkombëtare me fluturime shtesë nga Kosova për në Zvicër përmes një operatorit ajror të BE-së, i emëruar për shërbime të transportit ajror sipas kritereve dhe kushteve në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, shkruan Le Canton27.ch
Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për diasporën tonë në Zvicër, për qytetarët e Zvicrës dhe të Kosovës, sepse janë krijuar mundësi më të mëdha të udhëtimit dhe me bileta më të lira në mes të të dyja shteteve, rrjedhimisht duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës dhe diasporën.